Xherdan Shaqiri e ka pothuajse të sigurt largimin nga Liverpooli, me disa klube që janë vënë pas tij.

Ai ka vuajtur shumë nga lëndimet dhe mungesa e minutave te liderët e Ligës Premier.


Duket se Sevilla është klubi që pëlqen më shumë Xherdan Shaqirin, pasi në plan ka të tubojë disa yje, përfshirë edhe  Ivan Rakiticin.

auto shaqiri1559424809

Liverpooli nga ana tjetër kërkon të përfitojë nga 20 deri në 30 milionë euro nga shitja e Shaqirit dhe Sevilla është e gatshme ta paguajë.

Nëse transferohet në Spanjë, Shaqiri do të bëhej një nga futbollistët që kanë luajtur në katër ligat më të forta në botë: Bundesliga, Serie A, Liga Premier dhe La Liga.

divock origi of liverpool celebrates with xherdan shaqiri after  1053836

Për shqiptarin vazhdon të mbetet interesimi i Galatasaray dhe Roma, por oferta e Sevillas është më konkrete. /Telegrafi/

telegrafi sport app