LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Vuçiq përdor Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kontrolluar popullatën serbe në veri

Serwer: Vuçiq përdor Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kontrolluar popullatën serbe në veri

Analisti amerikan dhe eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se po përdor Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kontrolluar popullsinë serbe në Kosovë.

Në një shkrim në bllogun e tij, Serwer thotë se në Kosovë, përpjekja e hapur politike e Vuçiqit për të kontrolluar popullsinë serbe kryhet përmes Listës Serbe.

Sipas Serwer, Vuçiq po përdor gjithashtu shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës.


“Ne e pamë atë kombinim në vepër më 24 shtator, kur Lista Serbe dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë”, shkruan Serwer.

Serwer thotë se Vuçiq që atëherë ka anuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.

“Ai pa dyshim ka frikë se SHBA-ja dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më. Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiq për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik”, thekson Serwer. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Lajme
“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

Lajme
Veton Berisha: Me Kurtin kemi sqaruar paqartësitë e së kaluarës, shprehu vullnet për përfshirje në qeveri

Veton Berisha: Me Kurtin kemi sqaruar paqartësitë e së kaluarës, shprehu vullnet për përfshirje në qeveri

Politikë
“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Lajme
Hasani i prerë: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit

Hasani i prerë: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit

Lajme
Analistët: Pas refuzimit të LDK-së, Kurti mund të kthehet nga PDK-ja për formimin e Qeverisë

Analistët: Pas refuzimit të LDK-së, Kurti mund të kthehet nga PDK-ja për formimin e Qeverisë

Politikë
Kalo në kategori