Një tjetër tërmet është shënuar këtë të diel në Shqipëri. Sipas raportimeve të para flasin për një lëkundje me magnitudë 4 ballë.


Mësohet se lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 22.08 minuta, ndërkaq, epiqendra ka qenë rreth 25 km në veriperëndim të Tiranës.

termetiiiiiiiii

Po ashtu, të shtunën pasdite, Shqipëria u godit nga një prej tërmeteve më të forta të tre dekadave të fundit.

Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndjerë edhe në Prishtinë, e Pejë për disa sekonda.

Lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale veçanërisht në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njoftohet për së paku 105 të lënduar./Telegrafi/