Sot, Lëvizja e Kryengritjes Mjedisore dhe rreth 40 organizata të tjera po organizojnë një bllokim të ri rrugor në 50 lokacione në të gjithë Serbinë.
Thonë se asgjë nuk ka mbaruar derisa Rio Tinto të “dëbohet nga Serbia”, megjithëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka anuluar Ligjin për Shpronësim.
Organizatorët e protestës i bëjnë thirrje policisë që të sigurojë rendin dhe qetësinë publike gjatë protestës dhe prokurorinë të ndjekë penalisht banditë, raporton N1.
Qeveria serbe është përgjigjur duke pohuar se protestat nuk janë për mjedisin, por për qëllime politike, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, Kryetari i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq deklaroi se kërkon pezullimin dhe mbylljen e projektit “Jadar” të kompanisë Rio Tinto, si dhe anulimin e të gjitha licencave të lëshuara deri më tani për kërkime të litiumit në Serbi.
“Kërkojmë formimin e një komisioni shtetëror që do të përcaktojë dëmet e shkaktuara në ekosistemin dhe qytetarët e Serbisë nga puset tashmë të realizuara, si dhe shumën e kompensimit që duhet të paguhet”, ka thënë Obradoviq në një deklaratë me shkrim.
Prorektori i Universitetit të Beogradit dhe dekani i Fakultetit të Pylltarisë, Ratko Ristiq, u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që për shkak të hapjes së minierës së litiumit t’i bashkohen protestave sa më shumë.
Kushdo që dëshiron të jetojë në Serbi, e cila është e pandotur dhe ku respektohen të drejtat e njeriut, dhe sinqerisht dëshiron të ruajë burimet natyrore, duhet të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet që çojnë në këtë, tha ai.
Ndryshe, sot do të mbahen bllokada në 50 lokacione në të gjithë Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë