Serie A: Marchisio lojtari i javës

Juventusi edhe zytarisht e ka bërë të qartë se do të luftojë për titull sivjet, kur mposhti kampionin Milanin para tifozëve të vet në stadiumin e ri të klubit, me rezultat 2-0, me golat e njeriut të ndeshjes, dhe të javës, Claudio Marchisio.
Përderisa Lazio dhe Udinese shënuan fitoret e radhës, Interi ishte viktimë e një referimi skandaloz të Gianluca Rocchit në sfidën derbi ndaj Napolit e cila u takoi këtyre të fundit me rezultat të lartë 3-0.
Formacioni më i mirë i javës së gjashtë në Serie A:
Portier: Stefano Sorrentino (Chievo)
Mbrojtësit: Christian Maggio (Napoli), Paolo Cannavaro (Napoli), Giulio Migliaccio (Plaermo), Pablo Armero (Udinese).
Mesfushorët: Marco Rigoni (Novara), Gokhan Inler (Napoli), Claudio Marchisio (Juventus).
Sulmuesit: Sebastian Giovinco (Parma), Miroslav Klose (Lazio), Alejandro Gomez (Catania). /Telegrafi/




















































