Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të sezonit në Serie A, në garë për vendin e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve janë edhe katër ekipe. A thua cila do të mbajë vendin e katërt në fund të sezon?
Inter dhe Roma, ende dallojnë për katër pikë dhe që të dyja janë në garë për të fituar skudeton, duke i lënë dy vendet e para po thuajse të rezervuara. Vendi i tretë aktualisht okupohet nga Juventus, me dy pikë më shumë se Fiorentina, por me një ndeshje më pak, gjendje që nuk përjashton ndryshime edhe në këtë pozitë.
Derisa Juventus, vështirë se do të zbriste nga vendi i tretë jashtë katërshes së parë, që kualifikon në Ligën e Kampionëve, debati kryesor mbetet se kush do të kapë biletën e fundit, atë të vendit të katërt. Milan dhe Sampdoria ndjekin në vendin e pestë, respektivisht të gjashtë, derisa në garë për të kapur një vend për Ligën e Kampionëve është edhe Udinese.
Fitorentina, që aktualisht mban pozitën e katërt, është sigurisht favoriti kryesor për të ruajtur këtë vend dhe për të vazhduar vitin e ardhshëm në garën evropiane. Forma e këtij ekipi, pas një lëkundjeje, sërish është stabilizuar pas fitores së fundit ndaj Regginas. Po ashtu nga ndeshjet pasuese të këtij ekipi në radhë janë kundërshtarët e lehtë si Palermo, Parma (si vendas), dhe Cagliari e Torino (në udhëtim). Ndërsa nga dy kundërshtarët më të rrezikshëm, janë edhe Sampdoria dhe Inter.
Milani, është favoriti tjetër për të kapur biletën e fundit për në Ligën e Kampionëve, garë në të cilën ka dominuar në pesë vitet e fundit. Forma e rosonerëve, pavarësisht fitores së fundit, është më e keqja në disa dekadat e fundit. Ata kanë fituar tre nga tetë ndeshjet e fundit, ndërsa kanë humbur në tre nga pesë ndeshjet e fundit. Milan po ashtu ka në radhë ndeshjet kundër Juventusit dhe Napolit në udhëtim, derbin përballë Interit, si dhe një ndeshje që mund të jetë vendimtare, atë përballë Udineses në San Siro, në ditën e fundit.
Udinese dhe Sampdoria po ashtu kanë ndeshje mjaft të vështira. Ata do të përballen mes veti në javën e 34-të, dhe ndërsa e para do të duhet të luajë përballë Romës, ekipi i dytë ka në radhë përballjet me Fiorentinën, Romën, Palermon dhe Juventusin.
Lëndimet po ashtu mund të jenë me ndikim në përcaktimin e ekipit të fundit që do të participojë në Ligën e Kampionëve. Milani, ka një ekip të tërë lojtarësh të lënduar. Për Massimo Oddon dhe Ronaldon, sezoni tashmë është i përfunduar, ndërsa jashtë fushe është edhe Alessandro Nesta.
Të parashikosh se kush do të përfundojë i katërti, është vërtetë një detyrë vërtetë e pamundur. Por, edhe pse Fiorentina është favoriti kryesor për të vazhduar në Ligën e Kampionëve, Milan ende nuk duhet përjashtuar, pasi që ka përvojën e duhur për të sjellë befasi.
Sipas kësaj, ekipi i katërt që pritet të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ndoshta do të duhet të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë