LAJMI I FUNDIT:

Serie A: Formacioni i javës së 34

Serie A: Formacioni i javës së 34

Milani ia ka arritur ta shënojë fitoren vendimtare që ua siguron titullin Rossonerëve, pasi Napoli dështoi dhe Interi është larg.

Bari u dëbua në Serie B pas edhe një disfate të pësuar fundjavën e kaluar, përderisa Napoli tani duhet të luftojë për Ligën e Kampionëve pas edhe një humbje të pësuar nga Palermo në transfertë. Juventusi barazoi në mënyrë katastrofale me Catanian duke lëshuar nga dora epërsinë prej 2-0.

Interi shfaqi shpirtin e zakonshëm ndaj Lazios duke u rikthyer me një lojtar më pak në terren, ndërsa Milani pati telashe te Brescia edhe pse ia doli me mjeshtri që ta sigurojë titullin e 18-të në histori të klubit.


Formacioni më i mirë i javës së 34 në Serie A (4-3-3):


Portier: Emiliano Viviano (Bologna)

Mbrojtësit: Ignazio Abate (Milan), Thiago Silva (Milan), Cesare Bovo (Palermo), Federico Balzaretti (Palermo).

Mesfushorët: Alessandro Diamanti (Brescia), Wesley Sneijder (Inter), Alesscio Cerci (Fiorentina).

Sulmuesit: Robinho (Milan), Amauri (Parma), Alessandro Del Piero (Juventus). /Telegrafi/