LAJMI I FUNDIT:

Sergi Roberto ka oferta për t’u larguar nga Barcelona

Sergi Roberto ka oferta për t’u larguar nga Barcelona

Sergi Roberto po kalon muajt e fundit si futbollist i Barcelonës, pasi largimi i tij pritet të ndodhë në verë.

Mbrojtësi anësorë është futur në vitin e fundit të kontratës me gjigantin katalunas dhe nuk pritet që t’i rinovohet ajo dhe palët do të ndahen.

31-vjeçari që 10 vite është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës dhe nuk po ka hapësira të shumta në dy vitet e fundit.


Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo, lojtari ka udhëzuar agjentin e tij, Josep Maria Orobitg, të mos dëgjojë oferta deri në prill ose maj 2024, një muaj para përfundimit të kontratës së tij aktuale.

“Askush nuk e di çfarë ndodhi në të vërtetë” – Ylli i Barcelonës ende i tronditur nga largimi i Messit
Lexo po ashtu “Askush nuk e di çfarë ndodhi në të vërtetë” – Ylli i Barcelonës ende i tronditur nga largimi i Messit

Dëshira e tij është që të zgjasë lidhjen me Barcelonën edhe për të paktën një sezon, por deri më tani klubi nuk ka marrë asnjë vendim në këtë drejtim.

Sergi Roberto ka besim se në muajt në vijim do të marrë një propozim të kënaqshëm për rinovimin e radhës, pasi është dëshmuar si një pjesë e vlefshme në skemën e trajnerit dhe ka arritur të përshtatet me pozicione të ndryshme në fushë.

Lewandowski rritet, Araujo dhe Gavi as në top 10 – Zbulohen pagat e lojtarëve të Barcelonës
Lexo po ashtu Lewandowski rritet, Araujo dhe Gavi as në top 10 – Zbulohen pagat e lojtarëve të Barcelonës

Interi është skuadra e madhe italiane që ka shprehur interesim për lojtarin, derisa edhe Roma është interesuar për Roberton.

Gjithsesi lojtari kërkohet edhe në La Liga me skuadrat si Valencia e Girona që e duan, por nuk përjashtohet mundësia që ai të vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori