Një burrë në Australi shpëtoi së fundmi gruan e tij nga sulmi i një peshkaqeni, raportojnë mediet lokale.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, australiani i cili po bënte 'sërf' në momentin e ngjarjes, kërceu nga dërrasa dhe e goditi peshkaqenin.


Gruaja e tij Chantelle Doyle, 35 vjeçe, po notonte në ujërat e New South Wales gjerësisht në Shelly Beach të Portit Macquaire.

Burri i saj e goditi peshkaqenin dhe më pas e ndihmoi atë derisa të dy dolën në breg.

31976396 8629641 image a 5 1597480461852

Doyle u dërgua në spital pasi pësoi lëndime të rënda në këmbën e saj të djathtë.

31976236 8629641 image m 2 1597480368758

Autoritetet e portit theksojnë se gruaja ishte sulmuar nga një peshkaqen i bardhë që ishte 3 metra gjatësi. /Telegrafi/

31973612 8629641 image a 21 1597469580910

31969058 8629641 image a 18 1597452974719