Edhe pse Maria Sharapova kishte kaluar me lojë deri në çerekfinale, ajo ka qenë e pafuqishme ndaj Serena Williamsit që dominoi plotësisht në ndeshje.

Williams ka treguar se është favoritja kryesore për Grand Slamin e radhës, duke e mposhtur 6-4 dhe 6-1 në sete Sharapovën, ndërsa tash në gjysmëfinale do të ndeshet me polaken Agnieszka Radwanska.


Kjo e fundit, mposhti Carla Suarez Navarron e Spanjës, 6-1 dhe 6-3 në sete për të arritur në katërshen e fundit të Australian Open.
 

telegrafi sport app