LAJMI I FUNDIT:

Serena vuan nga ‘depresioni pas lindjes’: Ndihem sikur nuk jam nënë e mirë

Serena vuan nga ‘depresioni pas lindjes’: Ndihem sikur nuk jam nënë e mirë
Serena Williams (Foto: Getty Images)

Serena Williams ka bërë të ditur se vuan nga depresioni pas lindjes dhe se humbja e saj në San Jose më 31 korrik ka pasur të bëjë me gjendjen shëndetësore të tenistes.

“Java e kaluar nuk ka qenë e lehtë. Nuk ka pasur të bëjë vetëm me çështjet e vështira personale, kam pasur shumë frikë”.

Serena Williams (Foto: Getty Images)

“Shumicën e kohës jam ndier se nuk jam nënë e mirë. Kam lexuar disa tekste, ku shkruan se depresioni pas lindjes mund të zgjasë deri në tre vjet”.


Lajmet për Serena Williams
Lexo po ashtu Lajmet për Serena Williams

“Mendoj se komunikimi është zgjidhja më e mirë. Duke biseduar me nënën, motrat dhe miqtë, mësova se këto ndjenja janë krejtësisht normale”, ka shkruar Williams në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/BmJ3KMzFRZw

Ajo ka thënë më herët se duelin ndaj Johanna Kontas (nga e cila humbi 6-1, 6-0 për vetëm 52 minuta), ka mundur ta luajë shumë më mirë. Ndërsa beson se gjithçka ka pasur të bëjë me gjendjen e shëndetit të saj mendor.


Depresioni pas lindjes (PPD) që quhet edhe depresioni postpartum ose postnatal, është një formë e çrregullimit të disponimit pas sjelljes në jetë të fëmijës, i cili përfshin kryesish nënat, por nuk përjashtohen as baballarët. Në kuadër të simptomave mund të jetë pikëllimi ekstrem, energjia e ulët, ankthi, episodet me të qara, ngacmueshmëria dhe çrregullimet e gjumit ose ushqyerjes.  


“Angazhohem mjaft, stërvitem dhe përpiqem të bëhem teniste sa më e mirë. Edhe pse jam me fëmijën tim çdo ditë, nuk jam me të aq sa dua të jem. Shumë nëna përballen me të njëjtin problem”.

Serena Williams (Foto: Getty Images)

“Qoftë nëse punoni apo qëndroni në shtëpi, kërkimi i baraspeshës me fëmijët, është art i vërtetë. Ju jeni heroina. Desha të them se nëse keni pasur një ditë ose javë të vështirë, është në rregull. Edhe unë kam pasur. gjithmonë ekziston e nesërmja”, iu është drejtuar Williams nënave tjera.

Serena u bë nënë e një vajze më 1 shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Magazina
Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Kalo në kategori