LAJMI I FUNDIT:

Serbia liroi Radoiçiqin e akuzuar për sulm terrorist, dënoi aktivisten për të drejtat e njeriut – shpërthejnë akuzat ndaj Vuçiqit

Serbia liroi Radoiçiqin e akuzuar për sulm terrorist, dënoi aktivisten për të drejtat e njeriut – shpërthejnë akuzat ndaj Vuçiqit

Lirimi i Millan Radoiçiqit nga burgu në Beograd, njeriu që organizoi sulmin terrorist në Banjskë, ku humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos, ka bërë që shumë politikanë nga opozita dhe shoqëria civile në Serbi të reagojnë lidhur me sundimin e ligjit.

Në anën tjetër, e po e njëjta gjykatë në Beograd, ditë më parë dënoi aktivisten Aida Qoroviq e cila “hodhi ngjyrë” mbi muralin e kasapit të Bosnjë e Hercegovinës, që është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, ku me këtë mural figura e tij glorifikohet, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që avokati serb Ivan Niniq të reagojë, dhe të thotë se një burrë (Aleksandar Vuçiqi) në Serbi është të njëjtën kohë zjarrvënës dhe zjarrfikës.


Avokati serb, Stojkoviq: Radoiçiq do të duhej të përgjigjet për vrasje dhe terrorizëm
Lexo po ashtu Avokati serb, Stojkoviq: Radoiçiq do të duhej të përgjigjet për vrasje dhe terrorizëm

Ai shtoi se Bashkimi Evropian dhe Perëndimi tolerojnë sjelljet e Vuçiqit dhe se çmimin për këtë do ta paguajnë vetëm qytetarët e Serbisë. Niniq tërë rastin e sheh si dëshmi se presidenti i Serbisë kontrollon tërë procesin, duke aluduar në lirimin e Radoiçiqit.

“Vetëm një njeri të njëjtën kohë është: regjisor, skenarist, kostumograf, zjarrvënës dhe zjarrfikës. Të tjerët janë kukulla në litar dhe mish për top. Reality shou është i tij, e çmimin do ta paguajmë të gjithë. Perëndimi dhe BE-ja i tolerojnë të gjitha”, ka shkruar Niniq në platformën X.

Një reagim të ngjashëm me plot ironi e pati edhe politikani Nenad Çanak i cili shkroi në X se Aida Qoroviq dënohet, Millan Radoiçiq lirohet.

“Aida Qoroviq dënohet, Millan Radoiçiq lirohet. Gjithçka që duhet të dini sot për Serbinë”, ka shkruar Qanak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori