LAJMI I FUNDIT:

Serbët po protestojnë te ura në Mitrovicë (Foto)

Serbët po protestojnë te ura në Mitrovicë (Foto)

Qindra qytetarët serbë janë mbledhur tek ura kryesore e lumit Ibër në veri të Mitrovicës dhe po protestojnë, pas arrestimit të Marko Gjuriqit- shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Protestuesit po gjuajnë me gjësende në drejtim të urës në jug dhe po brohorasin të revoltuar, raporton Telegrafi.

Forca të shtuara të policisë në jug po afrohen drejt urës, kurse alarmi në veri vazhdon të dëgjohet pa ndërprerë.


Ndërkaq në jug situata është e qete, qytetarë të interesuar për situatën në veri po vëzhgojnë nga larg situatën te ura. /Telegrafi/