LAJMI I FUNDIT:

“Serbët në veri po përdorin modelin izraelit në Palestinë”

“Serbët në veri po përdorin modelin izraelit në Palestinë”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Liritë e Njeriut (KLMDNJ) e ka vlerësuar kolonizim të vendit vendimin për ndërtimin e shtëpive dhe objekteve të tjera për të serbët e kthyer në Kosovë.

Sipas KLMDNJ-së, Qeveria e Kosovës ka lejuar që përmes ndërtimit dhe rindërtimit të shtëpive dhe objekteve fetare serbe të krijohet ndarja etnike, gjë që siç thotë kjo organizatë, po përdoret modeli izraelit i ndërtimit të lagjeve në tokat e okupuara të Palestinës.

“Është planifikuar gjithashtu ndërtimi i shtëpive vetëm për serbë në fshatrat Mushtisht, komuna e Therandës dhe pastaj do të vazhdohet ndërtimi i shtëpive të tjera. KMDLNj ka reaguar menjëherë kundër këtij veprimi të Qeverisë së Serbisë e cila në Kosovë po e përdorë modelin izraelit të ndërtimit të lagjeve në tokat e okupuara të Palestinës të quajtur kibucë që ka për qëllim kolonizimin e atyre vendbanimeve sikur që edhe Serbia ka për qëllim kolonizimin e veriut të Kosovës”, thuhet në reagimin e KLMDNJ-së.


Sipas KLMDNJ-së, është qeveria e Serbisë ajo e cila po ushtron funksionin ekzekutiv në Kosovë, duke mos përfillur autoritetet kosovare për vazhdimin e ndërtimeve pa leje në veri të vendit. Ata vlerësojnë se janë shqiptarët e dëbuar gjatë luftës, ata që po diskriminohen në raport me kthimin në pronat e tyre.

“Pengesë për kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës janë Serbia me strukturat paralele (policia, ushtria, paramilitarët), ndërkombëtarët që heshtin duke bërë diskriminime flagrante në baza etnike dhe institucionet e Kosovës për mosveprimin e tyre”, thotë KLMDNJ.

KLMDNJ ka alarmuar edhe për tensionim të situatës në rast të vazhdimësisë së kësaj praktike të shtetit serb në Kosovë, që për pasojë ka cenimin e integritetit territorial dhe shtrirjen e sovranitetit.

“Nëse vazhdohet në këtë mënyrë, eskalimin i situatës në Kosovë është i pashmangshëm, si për kah intensiteti ashtu edhe për pasojat. Mbrojtja e integritetit territorial dhe shtrirja e sovranitetit janë detyrime ligjore dhe kushtetuese të institucioneve të Kosovës dhe mosveprimi në këtë drejtim e vë në rrezik ekzistencën e Kosovës, sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe për pasojë do ta ketë ndarjen e Kosovës”, ka paralajmëruar KLMDNJ.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori