Qytetarët serbë të veriut të Kosovës thonë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit, por i debatueshëm prej shumë muajsh, ka pak gjasa të mbrojë interesat e tyre dhe se ka zbehur rëndësinë e tij me stërzgjatjen e krijimit të tij.
Për një numër të tyre, formimi i Asociacionit nënkupton afrimin e institucioneve tek qytetarët, ndërkohë që të tjerë thonë se ai do të jetë një lloj pengese e integrimit sa më të shpejtë edhe të katër komunave të tjera të veriut në sistemin e Kosovës.
Por, pak qytetarë serbë e dinë se cilat do të jenë përgjegjësitë e Asociacionit dhe edhe më pak nëse ai do të ketë fuqinë për të mbrojtur interesat e tyre.
Daniela Tomasheviq, nga Qendra për përfaqësim të kulturës demokratike, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nuk pret ndonjë zgjidhje pozitive për formimin e Asociacionit.
“Mendoj se nuk do të ketë asnjë përgjegjësi ekzekutive, as pushtet ligjor, por do të jetë diçka si një lloj vëzhguesi i paanshëm. Mund ta ketë ndoshta një rol këshillëdhënësi dhe kjo është e tëra, asgjë më shumë”, thotë Tomasheviq.
Lubomir Radoviq, një ekonomist i diplomuar nga Zveçani, thotë se Asociacioni ashtu siç e shohin Prishtina dhe Evropa, e të cilën e ka pranuar edhe Serbia, është një mashtrim i madh për serbët.
“Tani shihet se thelbi i çdo gjëje ka qenë që komunat në veri të Kosovës të futen në sistemin e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës. Dhe kjo për mua personalisht është një zhgënjim i thellë sepse në thelb jemi të mashtruar, është mashtruar Serbia, dhe nuk e di nëse udhëheqësit e Serbisë, e tashmja dhe e kaluara, kanë qenë të vetëdijshme se çka kanë pranuar”, thotë Radoviq për Radion Evropa e Lirë, duke vlerësuar se me krijimin e Asociacionit, Serbia do të largohet edhe më shumë nga Kosova.
Për studenten Milica Jakovleviq, Asociacioni nuk është e qartë se çfarë do të sjellë.
“Nga njëra anë në Prishtinë kanë frikë nga krijimi i Asociacionit të komunave serbe dhe thonë se kanë arsyet e tyre meqë iu ngjanë me Republikën Serbe (në Bosnjë e Hercegovinë). Nga ana tjetër, shumica e mediave në gjuhën serbe thonë se Asociacioni nuk është gjë tjetër veçse një lloj organizate joqeveritare. Nuk e di se çfarë të mendoj”, thotë Jakovleviq.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, është paraparë të themelohet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, por u rrumbullakua me një marrëveshje për parimet e themelimit të tij në vitin 2015.
Kundërshtimet e partive politike opozitare, që pamundësuan edhe mbajtjen e seancave të Kuvendit, e çuan Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, e cila vlerësoi se një pjesë e parimeve është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës.
Prishtina zyrtare tha se do ta formojë Asociacionin, bazuar në vendimin e Gjykatës, kurse Beogradi zyrtar kërkoi respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Bashkimi Evropian bëri thirrje që të dyja palët në bisedime të zbatojnë marrëveshjet e arritura.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Asociacioni duhet të bazohet në Kushtetutë.
“Asociacioni do të ndodhë, por do të ndodhë duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës se është parim i multietnicitetit”, tha Veseli.
Por, për përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Asociacioni nënkupton edhe ndalim të procesit të shpërnguljes së serbëve nga Kosova.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, thotë se duhet të ndryshojë korniza ligjore dhe duhet të themelohet Asociacioni që do të ndihmojë bashkësinë serbe.
“Duhet pranuar faktin se serbët po vazhdojnë të shpërngulen nga Kosova dhe se ky proces në vazhdimësi nuk është ndalur në 16 vitet e fundit, që herë ka qenë më i madh e herë më i dobët. Për mendimin tonë kjo ndodh sepse edhe korniza ligjore edhe ajo politike në të cilën veprojnë serbët është e pamjaftueshme për të bërë gjithë atë që është e nevojshme me qëllim që të ndryshohen kushtet e jetesës dhe që ky proces të zvogëlohet e një ditë edhe të ndalet”, tha Stojanovic.
Autoritetet në Prishtinë kanë bërë me dije se hapat drejt krijimit të Asociacionit do të ndërmerren kur Beogradi zyrtar të ketë zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel e ne veçanti atë për zhbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit