Serbë nga Mitrovica në shërbim të vjedhjes së votave për Vuçiqin

265:"epa11033677 Ballots are seen inside a ballot box during the Parliamentary and local elections in Belgrade, Serbia, 17 December 2023. Voters in Serbia will elect a new parliament and local authorities in 64 municipalities on 17 December 2023. EPA-EFE/MARKO DJOKOVIC 7:"EPA-EFE
Vëzhgues serbë të zgjedhjeve parlamentare në Serbi që janë nga Mitrovica dhe disa vëzhgues hungarezë nga Vojvodina, po vjedhin vota për presidentin Aleksandar Vuçiq.
Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress.
Se, po vidhen votat në Serbi dëshmojnë edhe dy video që janë publikuar në faqen e Telegramit "Evroazijski Put" (“Rruga euroaziatike), nga Rashka.
Sipas të dhënave të publikuara në faqe, personi që shihet në video po i paguan votuesit për të votuar për partinë SNS të Vuçiqit.
Sipas postimeve nga profili me emrin "NikitaNikadLudja", në Rashkë janë duke u vjedhur vota nga vëzhgues nga Mitrovica dhe disa hungarezë të Vojvodinës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































