LAJMI I FUNDIT:

Senatorët amerikanë: Përkushtimi për dialog me Serbinë do të përfshijë zgjidhje të vështira

Senatorët amerikanë: Përkushtimi për dialog me Serbinë do të përfshijë zgjidhje të vështira

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson janë duke qëndruar në Kosovë.

Pas takimit që kanë zhvilluar me përfaqësues politikë në Kosovë, dy senatorët iu drejtuan mediave, ku treguan se tema kyçe e diskutimit ishte dialogu me Serbinë.

Senatori demokrat, Ron Johnson, tha para mediave se vizita e tij dhe senatorit Murphy në Kosovë, është një rikonfirmim i mbështetjes së SHBA-së ndaj procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


“Në veçanti ne kemi qenë të përfshirë, unë kam qenë, njëjtë dhe senatori Murphy në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të vijmë deri të një marrëveshje, është çelësi që hap potencialin e së ardhmes. Pra, ne jemi këtu së pari të mbështesim qytetarët e rajonit, qytetarët e Kosovës, qytetarët e Serbisë”, ka thënë senatori Johnson.

Ai ka thënë se dëshirojnë të shohin qytetarët e Kosovës të kenë sukses.

Ndërkohë, senatori republikan, Chris Murphy ka thënë se duhet përkushtim në dialogun me Serbinë.

“Ne shohim një të ardhme për Kosovën që ekziston me miqtë tanë në komunitetin evropian dhe të gjithë bizneset amerikane dhe transatlantike që mund të jenë partnerë në suksesin ekonomik të Kosovës. Por, janë dy gjëra të nevojshme për ringjalljen ekonomike. E para është reforma e brendshme, përkushtimi për rendin dhe ligjin, përkushtimi për reformën në sistemin e edukimit, por po ashtu përkushtimi për dialogun me Serbinë që do të përfshijë zgjidhje të vështira, këtu dhe në Beograd”, deklaroi senatori Murphy.

Senatori Johnson dhe Murphy pritet të vizitojnë edhe Serbinë, ku thanë se do t’i përcjellin mesazhet e njëjta që i dhanë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori