Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që ta përjashtojë profesorin e Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejta, nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në UP.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë, ku thuhet se vendimi është marrë pas shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.
“Senati largon përkohësisht nga puna profesorin Bekim Bejta ku sipas fakteve dhe denoncimeve ai pritet te përjashtohet përfundimisht se shpejti”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Tutje, thuhet se menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë dhe Këshilli i Profesorëve kanë qenë indiferent ndaj shqetësimeve për gjuhën kërcënuese e deri në kanosje fizike të profesorit Bejta ndaj studentëve dhe personelit.
“Menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë dhe Këshilli i Profesorëve, që kanë qenë indiferent ndaj shqetësimeve për gjuhen kërcënuese e deri në kanosje fizike te profesorit Bejta ndaj studenteve dhe personelit, tani kanë rastin e fundit për reflektim. Për këtë do të përkujdesen përfaqësuesit e studentëve në krye me Këshillin Studentor, si garancia më e madhe dhe korrekte”.
“Për këtë do të përkujdesen përfaqësuesit e studentëve në krye me Këshillin Studentor, si garanca më e madhe dhe korrekte. Universiteti nuk është institucion për rehabilitim dhe integrim, e as arenë e sporteve luftarake!”, përfundon njoftimi për media.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe organizata studentore “Reforma”, e cila ka bërë të ditur se në vendimin e Senatit ndër të tjera, Bejtës i është ndaluar qasja në sistemet elektronike dhe ambientet e Universitetit të Prishtinës.
“Ne mirëpresim vendimin për pezullimin e Profesorit për një periudhë 6 mujore deri në vendimin e trupave të tjerë përgjegjës”, thuhet në reagimin e organizatës.
Bejta është akuzuar nga studentët për kërcënim, shantazh e ushtrim të dhunës psikologjike. E javën e kaluar në media është publikuar një audioincizim në të cilin dëgjohet ai duke ju drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë