Nëse ju dhemb barku, vuani nga pagjumësia ose keni infeksione nga kërpudhat, është mirë të hani ndonjë ushqim para se të filloni me barnat, pasi që disa përbërës të ushqimit të zakonshëm janë po aq efikase sa edhe barnat.
Sëmundja: Ftohja
Mjekimi: Supa
Supa vërtet i largon simptomat e ftohjes. Deri sa e pini supën e nxehtë thitheni avullin e saj që t’i pastroni rrugët e frymëmarrjes.
Shkencëtarët i kanë detyruar personat me ftohje që supën ta pinë me kashtë dhe kanë ardhur në përfundim se nuk ka ardhur deri te tharja e hundës në këtë rast. Prandaj preferohet që supa të pihet me lugë apo me gotë më të hapur, transmeton Telegrafi.
Sëmundja: Kapsllëku
Mjekimi: Fara e lirit
Edhe pse nuk është fshehtësi se ushqimi i pasur me karbohidrate dhe lëngje pengon paraqitjen e kapsllëkut, shumë pak dihet se veprim shumë më të shpejtë ka fara e lirit.
Merrni një apo dy lugë fara me shumë lëng, ose përzini disa lugë me fara të bluara në një gotë me jogurt.
Sëmundja: Pagjumësia
Mjekimi: Sandviç me mish bibe
Ushqimi i pasur me triptofane, siç është mishi i bibës, shkakton gjumësi. Ky aminoacid i cili nxit prodhimin e serotoninës, është i pranishëm edhe në produktet qumështore, sojë, lajthi dhe kikirikë.
Që të ketë efekt triptofani duhet që ta merrni së bashku me karbohidrate, sepse ato e bartin deri në tru ku prodhohet serotonina. Për këtë arsye, sandviçi me mish bibe ka shumë efekt, sepse i përmban të dyja së bashku.
Sëmundja: Shpim në gojë
Mjekimi: Qumështi
Herën tjetër kur të jeni djegë nga ushqimi, pini një gotë qumësht të ftohtë në vend të ujit. Kazeina, proteinë e pranishme në qumësht, vepron mbi kapsaicinën e cila e bën ushqimin djegës.
Sëmundja: Ndezja e veshit
Mjekimi: Hudhra
Hudhra është një antibiotik natyror, që përmban alicin, bashkëdyzim i cili i shkatërron bakteret. Ky është një lajm shumë i mirë, sidomos tani kur bakteret kanë krijuar rezistencë ndaj shumë antibiotikëve të cilët vazhdimisht përshkruhen.
Është më së mirë që të përdoret e papërpunuar, pasi që temperatura e lartë e dëmton veprimin e saj. Është pak e palakmueshme e aroma e saj, meqenëse për të arritur efektin e saj duhet që të hahet shumë hudhër.
Sëmundja: Mundimi
Mjekimi: Xhenxhefil
Nëse keni mundim në bark, pini çaj nga xhenxhefili. Studimet kanë treguar se xhenxhefili në forma të ndryshme (i freskët, i thatë apo pluhur), e largon mundimin e krijuar nga shtatzënia, vozitja ose hemoterapia.
Sëmundja: PMS (sindroma premenstruale)
Mjekimi: Djathi
Studimet kanë treguar se femrat të cilat hanë ushqim të pasur me kalcium kanë më pak simptoma të lidhura me PMS. Hani katër porcione me produkte të qumështit gjatë atyre ditëve.
Nëse jeni të ndjeshëm ndaj produkteve të qumështit, provoni me preparate të kalciumit në formë të tabletave.
Sëmundja: Infeksioni i fshikëzës së urinës
Mjekimi: Lëng nga thana
Një gotë e gjysmë me lëng thane do ta pengojë shumimin e E.coli, bakteri më i shpeshtë i cili shkakton infeksione të rrugëve urinare.
Sëmundja: Infeksion me kërpudha
Mjekimi: Jogurti
Jogurti përmban bakterin e shëndetshëm, lactobacillus acidophilus, i cili i lufton mikroorganizmat e dëmshëm dhe kështu e mban nën kontroll infeksionin.
Sipas një studimi femrat të cilat kishin pirë për çdo ditë nga një gotë jogurt e kanë zvogëluar infeksionin me kërpudha për 75%.
Sëmundja: Temperatura e lartë
Mjekimi: Jogurt pemësh
Organizmi juaj ka nevojë për energji shtesë në momentet kur duhet ta luftojë infeksionin. Kur ju rritet temperatura, metabolizmi rritet për 7%.
Hani ushqim të pazier mirë i cili jep energji, siç është jogurti dhe lëngjet e pemëve dhe supa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri