LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjet e dhëmbëve rrezik për zemrën

Sëmundjet e dhëmbëve rrezik për zemrën

Higjiena e keqe e dhëmbëve mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, kanë treguar rezultatet e shkencëtarëve irlandezë.

Në zgavrën e gojës në gjendje normale gjenden afër 700 lloje të ndryshme bakteresh. Këto mikroorganizma nuk janë të dëmshëm nëse nuk kalojnë në qarkullimin e gjakut ku lidhen me pllakëzat e gjakut dhe shkaktojnë koagulime, të cilat janë të rrezikshëm për të shkaktuar infarkt.

Nëse dhëmbët nuk pastrohen rregullisht, vjen deri te gjakderdhjet e gingivës (mishit të dhëmbëve) me ç’rast mundësohet depërtimi i baktereve të ndryshme në qarkullim.