Sëmundja kronike obstruktive pulmonare (SKOM) karakterizohet nga ngushtimi i përhershëm i rrugëve të frymëmarrjes. Ajo është një sëmundje e shpeshtë, e parandalueshme dhe e trajtueshme, e shkaktuar kryesisht nga ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave ose gazrave të dëmshme

Prof.ass.Isuf Bajrami
Spec. i Mjekësisë Urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente -Prishtinë
isufbajrami@yahoo.com


SKOM karakterizohet nga bronkioliti obstruktiv (sëmundja e rrugëve të vogla të frymëmarrjes) dhe emfizema (shkatërrimi i parenkimës së mushkërive).

Inflamacioni kronik shkakton ndryshime strukturore: ngushtim në rrugët e vogla të frymëmarrjes dhe shkatërrimi i parenkimës së mushkërive. Shkatërrimi i rrugëve të vogla të frymëmarrjes çon në fluks të reduktuar të ajrit dhe mosfunksionim mukociliar, karakteristika të kësaj sëmundjeje.

SKOM është një term i përgjithshëm që përfshin disa nocione të përdorura më parë, të cilat sot konsiderohen si shprehje të ndryshme të të njëjtit problem bazë. Kjo sëmundje kronike dhe progresive karakterizohet nga obstruksioni i qëndrueshëm i rrugëve të frymëmarrjes, që zgjat me muaj dhe shoqërohet me ndryshime të rëndësishme strukturore dhe funksionale.

Edhe pse ky çrregullim konsiderohet i përhershëm, ai mund të jetë i pjesshëm i kthyeshme (të paktën përkohësisht) me përdorimin e bronkodilatorëve ose terapive tjera.

Pacientët me SKOM zakonisht paraqiten në departamentin e emergjencës për një përkeqësim akut të

sëmundjes bazë. Disa pacientë me këtë sëmundje të rëndë mund të kenë dokumentacion me vete për të ndihmuar në kujdesin e tyre dhe për të caktuar terapinë.

Vlerësimi

  • garantoni sigurinë e vendit të ngjarjes dhe zbatoni masat e mbrojtjes personale
  • kryeni ekzaminimin primar sipas qasjes ABCDE
  • pacientët me SKOM normalisht kanë ngopje me oksigjen në gjak (SpO2 88%-92%).

Simptomat

Pacientët ankohen për përkeqësim akute të simptomave të frymëmarrjes (dispne, kollë, rritje të sekrecionit të pështymës). Përkeqësimi ndodh pas disa orësh ose disa ditësh. Manifestimet specifike të përkeqësimit akut të SKOM janë:

  • përkeqësimi i një gjendjeje të qëndrueshme më parë
  • rritja e mukusit me derdhje
  • rritje e dispnesë, veçanërisht gjatë ekspiriumit
  • rritje e vëllimit dhe ngjyrës së pështymës
  • shtrëngim në gjoks
  • infeksion.

Në veçanti, duhet të vlerësohen sa vijon:

  • frekuenca e frymëmarrjes, përdorimi i muskulaturës ndihmëse dhe përpjekjeve gjatë frymëmarrjes dhe vlerësimi gjatë dëgjimit të tingujve mbi mushkëri (p.sh. "krisje" ose fishkëllimë) të lidhura me frymëmarrjen, të cilat tregojnë vështirësi në frymëmarrje
  • nëse gjendja aktuale është vetëm një përkeqësim i SKOM ose diçka e re, p.sh. edemë pulmonare, astma akute
  • trajtimi aktual duke përfshirë terapinë me oksigjen në shtëpi.

Diagnoza diferenciale përfshin pneumoni, pneumotoraks, dështim të ventrikulit të majtë, emboli pulmonar, tumor malinj i mushkërive, pengim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe reaksion alergjik/anafilaksi. Rreth 80% e pacientëve me një përkeqësim akut mund të trajtohen me sukses në ambiente ambulatore.

Kriteret për kujdesin e mëtejshëm të pacientit në spital janë:

  • përgjigje joadekuate ndaj terapisë së aplikuar nga ekipi i Shërbimit Mjekësor Urgjent
  • shfaqja e simptomave të reja (cianozë, status mental i ndryshuar, edemë periferike)
  • përkeqësim i intensitetit të simptomave në krahasim me atë të hershëm (dispnea me fillim të ri në pushim) shoqëruar nga nevoja e shtuar për oksigjen ose shenja të shqetësimit të frymëmarrjes
  • COPD shumë e rëndë (vëllimi i detyruar i ekspirimit në 1 sekondë [FEV1] ≤50%)
  • histori acarimesh dhe shtrimi të shpeshta në spital
  • sëmundje të rënda shoqëruese (pneumoni, aritmi të zemrës, dështim të zemrës, diabet, dështim të
  • veshkave dhe mëlçisë)
  • rraskapitje
  • mbështetje e pamjaftueshme nga anëtarët e familjes.
  • frymëmarrje jashtëzakonisht e vështirë (krahasuar me gjendjen e zakonshme të pacientit)
  • cianozë (edhe pse cianoza periferike mund të jetë "normale" në disa pacientë)
  • hipoksi (ngopja e gjakut me oksigjen) <88% pa reagim ndaj aplikimit të oksigjenit.

Trajtimi

Gjithmonë duhet të kontrollohet nëse plani personal i trajtimit të pacientit është i disponueshëm.

  • filloni trajtimin ABCD
  • pacienti duhet të vendoset rehat në mënyrë që të marrë frymë më lehtë, ulja në pozicion të pjerrët shpesh ndihmon drejt ballit
  • oksigjeni - ngopja e synuar (SpO2 88-92%)
  • monitoroni ngopjen e gjakut me oksigjen me pulsoksimetër
  • monitoroni presionin e pjesshëm të CO2 me kapnometri / kapnografi në ajrin e nxjerr në fund të ekspiriumit
  • monitoroni vazhdimisht ritmin e zemrës
  • aplikoni salbutamol me frymëmarrje (2,5 - 5 mg ose 0,5 - 1 mL ose 2-4 frymëmarrje), nëse është e nevojshme mund të përsëritet 3 herë çdo 20 min ose vazhdimisht në nebulizator deri në përmirësim ose shenja toksiciteti (takikardi, hipertension, palpitacione)
  • bromidi ipratropium (0,5 mg, 2,5 mL, 1 shkrepje) duhet të merret parasysh nëse nuk ka reagim të mjaftueshëm aplikimi i mëtejshëm i salbutamolit të nebulizuar në kombinim, nëse është e nevojshme
  • mund të përsëritet 3 herë çdo 20 minuta
  • hapni një rrugë i.v.
  • metilprednizolon 60 - 125 mg IV nëse nuk ka përmirësim në terapinë me inhalacion, mund të përsëritet për 4 - 6 orë
  • nëse vështirësitë në frymëmarrje vazhdojnë pas 10 min, e cila manifestohet me takipne të vazhdueshme (>24 frymëmarrje në minutë) dhe hipoksi të vazhdueshme (cianozë qendrore ose ngopje me oksigjen <90%) duhet aplikoni ventilim mekanik joinvaziv (VMjI) me presion të vazhdueshëm pozitiv në rrugët e frymëmarrjes (CPAP)
  • nëse nuk ka përmirësim të terapisë së aplikuar dhe VMjI, gjendja e pacientit përkeqësohet ose
  • pacienti ka kundërindikacion për VMjI, indikohet ventilimi mekanik.
  • njoftoni pranimin e urgjencës në spital për mbërritjen e pacientit nëse është e nevojshme
  • përgatituni për ndalim të frymëmarrjes

Çdo gjë që observohet, matet dhe bëhet duhet të regjistrohet në dokumentacionin mjekësor

Informacione shtesë

Presioni i vazhdueshëm pozitiv i rrugëve ajrore (CPAP) është nivel konstant i presionit pozitiv të rrugëve të frymëmarrjes i aplikuar në të gjitha fazat e ventilimit. Zbatimi i tij kërkon kushte të veçanta pajisjet dhe trajnim të ekipit të shërbimit të urgjencës mjekësore. Duke siguruar presion konstant, alveolat ato mbeten të hapura, gjë që lejon shkëmbimin e gazit në mushkëri.

Presioni pozitiv i vazhdueshëm i rrugëve të frymëmarrjes është një intervent që është e realizueshme në këto kushte dhe mund të zvogëlojë ashpërsinë e dështimit akut të barkushes së majtë dhe rrit nivelin e SpO2 ushtroni një presion fillestar prej 10 cm H2.

Para përdorimit duhet të përjashtohen kundërindikacionet:

  • nevoja për intubim urgjent
  • arrest kardiak ose respirator
  • paaftësia e pacientit për të bashkëpunuar, pamundësia e pacientit për të mbrojtur rrugët e frymëmarrjes ose gëlltitjen
  • shqetësim i rëndë i vetëdijes
  • dështimi i organeve që është jashtëzakonisht kërcënues për jetën dhe shkaku nuk është respirator
  • kirurgji, trauma ose deformim i fytyrës
  • rrezik i lartë aspirimi
  • ventilim mekanik i planifikuar afatgjatë
  • anastomoza e ezofagut e kryer së fundmi.

Disa pacientë me SKOM janë me hipoksi kronik dhe tek ata përdorimi i oksigjenit mund të shkaktojë rritje përgjumje dhe humbje e stimulit për frymëmarrje. Nëse kjo ndodh, përqendrimi i oksigjenit duhet të reduktohet dhe ventiloni pacientin me maskë dhe balon vetë-zgjeruese sipas nevojës.

Edhe pse e rëndësishme në pacientët me këtë sëmundje, pulsoksimetria nuk tregon nivele të dyoksidit të karbonit (CO2) pra vlerësohen me kapnometri/kapnografi ose analiza të gazrave të gjakut në spital.

Nëse sëmundja primare në një pacient me SKOM kërkon një përqendrim të lartë të oksigjenit (trauma të rënda, edemë pulmonare), atëherë nuk duhet të mohohet.

Pacienti duhet të monitorohet vazhdimisht dhe nga afër sepse ndryshimet në shpejtësinë dhe thellësinë e frymëmarrjes dhe në përputhje me rrethanat rregullojnë përqendrimin e oksigjenit që do të thithet

Përmbledhje

  • Vlerësimi i hershëm i frymëmarrjes (përfshirë ngopjen me oksigjen) është jetik.
  • Në rast dyshimi, aplikoni terapinë me oksigjen, titroni në mënyrë që të arrini një ngopje me oksigjen prej 88% - 92%.
  • Administroni salbutamol të nebulizuar dhe vlerësoni reagimin e pacientit.
  • Aplikoni ventilim mekanik joinvaziv sipas nevojës.

/Telegrafi/