Semiautmatik është reperi i njohur që është pjesë e grupit ‘Pint’.

Që nga paraqitja e parë ai ka treguar se ka talent, duke grumbulluar kështu me mijëra mbështetës.


Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Lebron James” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur vet ai.

Miksimi dhe masterizimi kësaj radhe i është besuar K-Master, ndërsa për klip punoi LAU.

Vlen të përmendet se që në momentet e para të lansimit, kënga u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së tij. /Telegrafi/