Semi Jaupaj dhe Emra Brah sjellin këngën e re "Falma shpirto"

Semi Jaupaj dhe Emra Brah janë bërë bashkë për një tjetër projekt të ri muzikor.
“Falma shpirto” titullohet kënga e dyshes së njohur, që e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Artistja shqiptare edhe këtë herë mori vëmendje me paraqitjen dhe stilin e saj të veçantë.

Teksti është shkruar nga Elinel me ‘beat’ nga Frensi e masterizim nga Lorenc Aliaj Avaxus.

Nën drejtimin e The Claudia, videoja u kompletua nga produksioni FullMoon Production.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, e cila besohet se do të pëlqehet nga publiku.
Semi shquhet për vokalin dhe për baladat që ka realizuar pas daljes nga Big Brother. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































