LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën – incizimet e Abazit të publikohen sa më parë

Selmanaj: Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën – incizimet e Abazit të publikohen sa më parë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas deklarimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili të enjten tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Në një postim në Facebook, Selmanaj ka kërkuar që të publikohen këto incizime, ndërsa ka bërë thirrje që të mos “vriten” provat e as e vërteta.

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun
Lexo po ashtu Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun

“Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën! Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi assesi. Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp”, ka shkruar ai.


Tutje, deputeti i LDK-së ka thënë se incizimi i pretenduar i Abazit duhet të hetohet në mënyrë urgjente.

“Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme. Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën! Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori