LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj i LDK-së: Tarifa të hiqet ngase po e kërkon Amerika

Selmanaj i LDK-së: Tarifa të hiqet ngase po e kërkon Amerika

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj duke shprehur kundërshtimin e tij për tarifën 100 për qind ndaj Serbisë, ka thënë se atë shteti i Kosovës do të duhej ta largonte dje.

Kjo sipas tij duhet të ndodhte pikërisht pse po e kërkon ShBA-ja.

“Kjo temë duhet të përfundojë, ky është një qëndrim personal që tarifa duhej hequr dje, jo nesër. Pikërisht për shkak të Amerikës”, tha ai.


Sipas tij, vendosja e tarifës ndaj Serbisë nuk ka pasur efektin e duhur.

“Me tarifën unë nuk jam i sigurt që kemi arritur me bindë Serbinë, qoftë për ç’njohje, qoftë për pretendime territoriale që i ka”, tha ai.

Me kërkesën e 41 deputetëve nga partitë opozitare, Kuvendi i Kosovës po mban sot një seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimin e kryeministrit, Albin Kurti, për shfuqizimin hap pas hapi të tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori