LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Albin Kurti nuk është i gatshëm për demokraci

Selmanaj: Albin Kurti nuk është i gatshëm për demokraci

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka akuzuar Albin Kurtin si person që nuk pranon mendimin ndryshe.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK nuk e dëshiroi prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen por se një gjë e tillë ishte domosdoshmëri për Kosovën.

Ai thotë se edhe LDK ishte për reciprocitet por kërkesat e SHBA-së gjatë procesit ndryshuan rrjedhën, përcjell Telegrafi.


“SHBA e thanë çartë se taksa duhet të hiqet, ndërsa reciprociteti nuk duhet të vendoset. Ne nuk kemi pasur rrugë tjetër”.

Deputeti i LDK-së duke folur për përplasjet që rrëzuan koalicionin thotë se mendimi i Veliut ishte personal dhe nuk kishte të bënte me shkaktim paniku.

“Qeveria nuk ka të bëjë asgjë me gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendjen e jashtëzakonshme e shpall vetëm Kuvendi i Kosovës”.

Selmanaj thotë se Albin Kurti nuk është i gatshëm për demokraci parlamentare.

“Kurti nuk mund të punojë të tjerët, nuk mund të pajtohet me të tjerët dhe nuk mund të dëgjojë mendimin ndryshe. Tash kur po i del në rrugë dikush tjetër atë po e rrok një paranojë e pakuptimtë”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori