LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Sistemi i drejtësisë do të jetë më funksional me krijimin e Gjykatës Komerciale

Selimi: Sistemi i drejtësisë do të jetë më funksional me krijimin e Gjykatës Komerciale
Në foto: Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selim, sot ka marrë pjesë në një forum virtual për të diskutuar mbi Drejtësinë Komerciale, të organizuar nga  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me programin e USAID për Drejtësi Komerciale.

Gjatë këtij forumi, Ministri Selimi theksoi rëndësinë që ka drejtësia komerciale, veçanërisht themelimi i Gjykatës Komerciale, funksionalizimi i së cilës mbetet një nga prioritetet e mandatit të tij.

Sipas Ministrit Selimi, Gjykata Komerciale do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj, për të cilat Ministri Selimi ka kërkuar që të krijohet një mekanizëm i veçantë, i cili do të vepronte në kuadër të kësaj Gjykate, ku gjyqtarët do t’i trajtonin vetëm investimet e huaja.


Gjatë këtij paneli u diskutua edhe për veprimet e ndërmarra në fushën e drejtësisë, përfshirë finalizimin e Kodit Civil, të drejtat pronësore, vetingun, sfidat në këtë rrugëtim dhe prioritetet tjera, të cilat pritet t’i realizoj Ministri Selimi gjatë mandatit të tij.

Ministri Selimi ka vlerësuar mbështetjen e deritanishme që USAID dhe Ambasada Amerikane i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë edhe reformat në drejtësinë komerciale, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të drejtësisë, e cila, sipas tij, nuk duhet të jetë e ndarë prej ekonomisë.

Ministri theksoi se mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjithë akterët relevant, me qëllim të avancimit të ligjit të ri, i cili do të finalizonte sa më parë krijimin e Gjykatës Komerciale.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori