LAJMI I FUNDIT:

​Selimi: Kosova rrezikon t’i humbë 300 milionë euro në arbitrazh

​Selimi: Kosova rrezikon t’i humbë 300 milionë euro në arbitrazh

Kosova nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazh, por që rrezikohet që të humb 300 milionë euro. Së fundmi janë fituar dy raste, derisa gjatë këtij viti i janë mbrojtur vendit mbi 10 milionë euro.

Kështu tha ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i cili përmes një konferencë për media theksoi se “Avokatura e Shtetit i ka pranuar 1935 lëndë gjatë vitit. Dy raste janë fituar. Një rast ka të bëjë me një kontest, dhe i janë mbrojtur shtetit 1 milion euro”.

Avokati i përgjithshëm i Shtetit, Sami Istrefi tha se është shumë e rëndësishme që të fuqizohet ky institucion.


“Janar-tetor janë mbrojtur një numër i madh i lëndëve. Vlera e kontestit është 10 milionë euro. Kjo tregon një përkushtim të Avokaturës së Shtetit. Dhe bëjë thirrje që të mbështesin këtë institucion”, tha ai.

Istrefi se javën e ardhshme është edhe një lëndë tjetër, për çka u shpreh i bindur se do të mbrohen edhe 10 milionë tjera.

Ministri i Drejtësisë ka folur edhe për arbitrazhet tjera, për çka tha se Kosova është në rrezik që të humbë 300 milionë euro, raporton KP. “Kosova ka të rrezikuara në arbitrazh rreth 300 milionë euro. Çështja e IuteCredit është në rrezik, ne jemi të përgatitur që të mbrojmë në arbitrazhe dhe të fitojmë këto raste”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori