Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, me ftesë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, sot ka marrë pjesë në forumin virtual në të cilin temë diskutimi ka qenë “Kodi Civil dhe të bërit biznes”.
Pjesë e këtij takimi ishin Kerstin Niethammer-Juergens, shefe e Projektit të Kodit Civil të financuar nga BE, Alfons Lentze, këshilltar për Politikat e Sundimit të Ligjit nga Zyra e BE në Kosovë dhe Haxhi Gashi, ekspert kryesor i Projektit të Kodit Civil.
Duke folur për rëndësinë e Kodit Civil, Ministri Selimi tha se ky Kod ka ardhur si rezultat i punës dhe angazhimit të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë, akterëve relevantë të të gjitha institucioneve, përfaqësuesve të bizneseve, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ministri Selimi duke folur për pika specifike të Kodit Civil, lidhur me çështjen e pasurisë martesore, theksoi se ky Kod siguron një trajtim të barabartë të bashkëshortëve në të gjitha çështjet personale dhe pasurore dhe nuk ka asnjë diskriminim.
“Me Kodin Civil nuk lejohet më që gjykata të vlerësojë kontributin e bashkëshortëve në mënyra të ndryshme siç ishte në ligjin e familjes në fuqi. Në rast divorci/shkurorëzimi, gjykata do të ndajë pasurinë e përbashkët në pjesë të barabarta 50/50 për të dy bashkëshortët, nëse nuk kanë kontratë para martese ose gjatë martese”, tha Selimi.
Ministri Selimi po ashtu sqaroi se me Kod Civil parashihet edhe kontrata para martesës dhe gjatë martesës me të cilën bashkëshortët mund të rregullojnë marrëdhëniet pasurore.
“Kontrata nuk është obligative, por mundësi që ju ofrohet bashkëshortëve”, shtoi ai.
Kodi Civil është hartuar nga Ministria e Drejtësisë, me mbështetje të Bashkimit Evropian përmes një projekti të veçantë i cili është zhvilluar në dy faza.
Kodi Civil i Republikës së Kosovës do të jetë i strukturuar në 5 libra, në të cilat do të përfshihen: 1. Pjesa e përgjithshme, 2. Detyrimet, 3. Pronësia dhe të drejtat tjera sendore, 4. Familja dhe 5. Trashëgimia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë