LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez shmang Hailey Bieber në festën e ‘Oscars’

Selena Gomez shmang Hailey Bieber në festën e ‘Oscars’

Selena Gomez dhe Hailey Bieber ishin të dyja të pranishme në festën e Vanity Fair pas ‘Oscars’, por duket se Selena shmangu çdo kontakt me gruan e ish-partnerit të saj, Justin Bieber.

Burime pranë këngëtares thanë për DailyMail se ajo nuk dëshironte të krijonte drama apo tituj të bujshëm në media.

“Ishte nata e saj, ajo ishte prezantuese për Emilia Perez në ‘Oscars’ dhe donte të fokusohej në këtë”, tha një burim, shkruan DailyMail.


Edhe pse të dyja ishin veshur me fustane të ngjashme të zeza pa rripa, Selena u kujdes të mos pozonte pranë Hailey-t.

“Nëse do të përplaseshin me njëri-tjetrin, sigurisht që ajo do të përshëndetej, sepse Selena është një person miqësor. Ajo thjesht donte të shmangte fotografimin me të apo pranë saj sepse atëherë lindin 100 histori”, shtoi burimi.

Ndërkohë, Hailey mori pjesë në festë e shoqëruar nga Zoe Kravitz dhe Madison Beer, por pa Justin-in, i cili një ditë më parë festoi 31-vjetorin e tij.

Mungesa e tij ka nxitur spekulime mbi shëndetin e tij, por përfaqësuesit e këngëtarit mohojnë çdo problem, duke theksuar se ai është në një moment të mirë të jetës.

Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme mbi marrëdhënien e tyre, Hailey dhe Justin duket se mbeten të bashkuar, me modelen që u shfaq në postimet e tij të fundit në Instagram, duke festuar ditëlindjen e tij dhe Ditën e Shën Valentinit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori