Artistja e njohur, Selena Gomez, tashmë është fokusuar në projektet në një gjuhë tjetër.

Ajo tashmë ka vendosur që pas një kënge, të realizojë edhe një mini-album në spanjisht, shkruan Daily Mail.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një interviste, derisa zbuloi se realizimin e këngëve e ka bërë gjatë pandemisë coronavirus.

39051320 0 Remote production Selena Gomez has revealed that most of her new m 6 1612839660642

"Gjatë procesin, ne e kemi regjistruar pothuajse të gjithë mini-albumin me 'Zoom'", është shprehur ajo.

Ajo po ashtu zbuloi se sa ka pasur dëshirë që të punojë me artistë nga Venezuela, sikur Elena Rose.

39051790 0 Selena also spoke in the Vevo Footnotes version of her single De m 7 1612839734488

Kjo e fundit sipas Selenës është një tekstshkruese e mrekullueshme, që e kupton edhe zemrën e saj.

Kujtojmë se kjo prodhimtari muzikore do të lansohet në platforma digjitale më 12 mars të këtij viti. /Telegrafi/

39051318 0 image a 2 1612839369376