Selena Gomez shquhet si një vajzë e zënë me shumë punë në industrinë muzikore.

Por, përkundër kësaj, ajo është e angazhuar edhe në filma, e cila dikur ishte edhe yll në ‘Disney Channel’, shkruan Daily Mail.


Tashmë është raportuar se ajo ka marrë një rol në filmin “Hulu’s Only Murders”, derisa edhe po punon në të.

38132644 9158309 image m 123 1610938395478

Ajo së bashku me ekipin kanë filluar xhirimet në New York, ku edhe po fotografohet nga paparacit.

Së fundmi ajo është parë me plot stil, derisa në veshjen e saj më shumë dominonin ngjyrat e vjeshtës.

38132646 9158309 image m 124 1610938421835

Afër saj po qëndronte edhe kreatori Steve Martin, kurse asnjëri prej tyre nuk u pa duke përdorur maskë mbrojtëse.

“De Una Vez” në anën tjetër është projekti saj i fundit, që për tre ditë grumbulloi 28 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/