Kur u përmend si emër për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, u duk befasi e madhe. Bëhet fjalë për Selami Shkodrën, njeriun e afërt të Rrahim Pacollit, sekretarit organizativ të AKR-së.

Mirëpo, Shkodra përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk pranon të jetë pjesë e kësaj Qeverie.


“Të nderuar miq, ju njoftoj se nuk pranoj të jem pjesë e kësaj qeverie. Me respekt! S.Shkodra”, ka shkruar ai.

Në vend të tij, AKR-ja si ministër të Punëve të Brendshme e ka propozuar Flamuj Sefajn.

auto Capture1504894953

auto 12801204 1274701942556700 3465766294267776174 n1504895082