LAJMI I FUNDIT:

Selakoviq: Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve në Këshillin e Evropës

Selakoviq: Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve në Këshillin e Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq ka deklaruar se Kosova ka përkrahjen e shumicës së shteteve të Këshillit të Evropës.

Duke komentuar interesimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Selakoviq theksoi se “nuk është sekret që Prishtina ka përkrahjen e shumicës së shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, por nuk i ka parimet në anën e saj”.

“Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq nëse shkelen brutalisht marrëveshjet e Uashingtonit dhe Brukselit, gabon”, tha Selakoviq, raporton N1.


Scholz shpreson që Serbia të mos e braktisë Këshillin e Evropës kur Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate
Lexo po ashtu Scholz shpreson që Serbia të mos e braktisë Këshillin e Evropës kur Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate

Ai më tutje deklaroi se “do të aktivizojmë çdo politikë të mundshme të mbrojtjes së interesave të shtetit të Serbisë dhe popullit serb në Kosovë”.

Kujtojmë se Rusia javë më parë është përjashtuar nga Këshilli i Evropës dhe në këtë formë Kosovës i është lehtësuar rruga për anëtarësim pasi që rusët do të mund ta bllokonin përmes vendosjes së vetos.

Ndryshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se shpreson që Serbia të mos e braktisë Këshillin e Evropës kur Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori