LAJMI I FUNDIT:

Sela i thotë ‘Po’ ftesës për bashkërendimin e partive politike opozitare (Foto)

Sela i thotë ‘Po’ ftesës për bashkërendimin e partive politike opozitare  (Foto)

Në lidhje me ftesën zyrtare për bashkëpunim nga kryetari i Shoqatës të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë të Shqiptarëve, Shpëtim Pollozhani, për bashkërendim të partive politike opozitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vijim mund ta lexoni përgjigjen e kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela.

‘Tani është koha që kësaj politike të mbrapshtë të këtij pushteti, që përmes sistemit të tyre politik të instaluar t’i themi bashkërisht dhe njezërisht NDAL! Prandaj, në cilësinë e subjektit politik që përfaqësoj, pra Lëvizja për Reforma – PDSH gjithherë ka vlerësuar se bashkërendimi i politikave në dobi të interesit të popullit shqiptar është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, pasi përbën interesin parësor të shqiptarëve për t’i përfaqësues denjësisht. Thirrjes së Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë të Shqiptarëve e çmojmë si një thirrje që duhet kushtuar rëndësi të veçantë, pasi kjo thirrje është për bashkëveprim dhe bashkërendim i opozitës jashtëparlamentare, ku njëmendësisht i themi PO thirrjes dhe i përgjigjemi pozitivisht këtij takimi, pasi duke e parë situatën politike në vend, në këto kohëra të brishta politike për popullin shqiptar i duhet domosdoshmërisht të jemi të hapur për bashkëveprim dhe bashkërendim politik’, përgjigjet Sela. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori