Gjykata Penale në Shkup sot ka shqiptuar aktgjykimin për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, ndërsa në mesin e të dënuarve është edhe Abdylfeta Alimi. Ai u shpall fajtorë dhe u dënua me shtatë vite burg.
Për vendimin e gjykatës ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët dhe vetë kryetari i saj Ziadin Sela. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, thotë se Abdylfeta Alimi është simbolika e shqiptarët të zakonshëm, që e do jetën dhe lirinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Miku im, krimi yt i vetëm është se femijët e mi akoma kanë mundësinë tê thërrasin babanë e tyre dhe unë tju përgjigjem. Ti bëre “mëkatin” e ruajtjes së jetës. Ti je në burg sepse un jam gjall, prandaj ti ska se si të jesh si ata që më deshën të vdekur. Si ata që sot janë të lirë por me duar e me këmbë të zhytur në krim. Po po janë të lirë, biles edhe me pozicione qeveritare. Nqs dikush nëpërmjet dënimit tënd don të tregoj simbolikën se regjimi i kaluar kishte dy komponentë edhe maqedon edhe shqiptar, ti nuk je kjo simbolikë. Ti je simbolika e shqiptarit të zakonshëm që e don jetën, që e don lirinë. Ti je simbolika e shqiptarit që i montohen akoma procese politike. Je simbolika e gjyqsisë së politizuar dhe me dy standarde. Simbolika e regjimit te kaluar smund te jetë Fetai por është Aliu me Nikollën. Ti dhe dënimi yt sot po që jeni simbolika e regjimit të tanishem të Aliut dhe Zoranit”, (sic) ka shkruar Sela.
Ndërsa nga partia e tij përmes një kumtese për media theksojnë se Maqedonia e Veriut është larg demokracisë dhe drejtësisë.
“Shqiptimi i dënimit me 7 vite heqje lirie për Abdylfeta Alimin që tani njihet si njeriu i vetëm që shpëtoi jetën e Liderit të ASH Ziadin Sela natën e 27 Prillit, për ne si ASH paraqet tendencë për të amortizuar dënimet tjera të grupit të organizuar paraprakisht duke projektuar dhe realizuar goditjen mbi Kuvendin mbi deputet dhe mbi të gjitha likuidimin fizik të Ziadin Selës. Është e palogjikshme dhe pa kuptimtë që Feta Alimi të ngarkohet me lëndën Terrorizëm, dhe i njëjti të nivelizohet me e grupin që dhunuan Kuvendin dhe deputet e Kuvendit të RMV”, thonë nga ASH.
Nga kjo parti thonë se Alimi në këtë proces gjyqësor po trajtohet si viktimë me të cilët po mundohet të rruhet “ballansi” etnik ndaj të dënuarve tjerë të cilët opinioni tani më njeh si urdhërues dhe ekzekutues të ngjarjeve të 27 Prillit.
“Feta Alimi sot duhej të shpërblehej nga shteti që arriti të shpëtojë një jetë njeriu, edhe atë një deputet dhe lider të popullit siç është Ziadin Sela duke vënë në rrezik dhe sakrifikuar jetën e tij, për ta shpëtuar atë, dhe jo të dënohet me 7 vite burg dhe të nivelizohet me ata që i pamë nëpër ekranet televizive se si po goditnin me mjete të forta mbi deputet dhe natën e trishtë të 27 Prillit. Shprehim keqardhje të thellë për dënimin politik dhe Juridik me 7 vite burg ndaj Abdylfeta Alimit duke paralajmëruar se do ti përdorim të gjitha instancat Juridike që dëshmojmë pafajësinë e tij”, thonë nga ASH.
Pas shqiptimit të aktgjykimit, Prokuroria kërkoi që Abdylfetah Alimit t’i shqiptohet masa e paraburgimit deri në shpalljen e vendimit të plotfuqishëm, ndërsa për këtë propozim, pritet të deklarohet trupi gjykues./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit