Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, tha se nuk ka për qëllim t’i kërkojë falje partnerit të tij qeveritar, Ali Ahmeti sepse përgjegjësi ka vetëm para popullit, tha ai në një deklaratë për ‘Post.mk’. BDI-ja, kërkoi që Sela publikisht t’i kërkojë falje Ahmetit, lidhur me deklaratën e tij se lideri i BDI-së qëndron prapa tentimit për vrasjen e Selës më 27 prill në Kuvend. Në të kundërtën, Aleanca nuk do t’i marrë votat e BDI-së, gjatë zgjedhjes së ministrit nga radhët e partisë së Selës.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputeti Artan Grubi, në deklarata të veçanta për media, porositën se Sela duhet vetë të mendojë për atë që ka thënë dhe të kërkojë falje. Pavarësisht pritjeve të BDI-së për falje, Sela insiston që lideri i BDI-së, kryetari i Kuvendit dhe deputeti Grubi, t’i kërkojnë falje popullit.
“Unë kam përgjegjësi vetëm para popullit. E kur jemi te populli, Talat Xhaferi, Artan Grubi bashkë me Ali Ahmetin, kanë shumë gjëra për të cilat duhet t’i kërkojnë falje popullit”, deklaroi Sela , i pyetur nëse do t’i kërkojë falje liderit të BDI-së.
Xhaferi në emisionin “360 Gradë”, porositi se Sela vetë duhet të mendojë mirë për akuzat kundër Ahmetit.
“Selës i mbetet vetëm ta rishqyrtojë qëndrimin e tij nëse ka mundësi dhe hapësirë, e unë besoj se ka, sepse kokat janë ftohur dhe ndonjëherë është madhësi të kërkosh falje për një ofendim të tillë. Është fakt se Zijadin Sela ka ofenduar, dhe se atë që e ka thënë nuk është e vërtetë. Unë dhe Sela ishim krah për krah në qendrën për shtyp në Kuvend. Si është e mundur që Ali Ahmeti të jetë organizatori i vrasjes, kur unë isha pranë Selës?”, pohon Xhaferi.
Edhe deputeti Grubi, vlerëson se Sela vetë duhet ta tërheqë shpifjen që e ka thënë.
“Ajo deklaratë nuk shkaktoi shqetësim vetëm tek Ahmeti, por edhe te të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë e dinë se është nebulozë të thuhet një gjë e tillë, veçanërisht për shkak se jemi pjesë e një koalicioni qeveritar. Ne nuk jemi të zemëruar, por plotësisht të zhgënjyer me qëndrimet e tij dhe me moskontributin e tij në reformat, buxhetin”, tha Grubi në emisionin “Vetëm e vërteta”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë