LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet mbi 1 ton lëndë narkotike në Vlorë

Sekuestrohet mbi 1 ton lëndë narkotike në Vlorë

Policia e Vlorës sekuestroi të enjten 1 ton e 255 kg lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva, si dhe vuri në pranga I. B, 55 vjeç, nga fshati Peshkëpi i Vlorës, gjatë operacionit antidrogë të koduar “UNDERGROUND”.

“Lënda narkotike, ishte fshehur poshtë banesës së këtij shtetasi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me me qese plasmasi dhe natriban ngjitës. Policia dispononte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian”, thuhet në njoftimin zyrtar .

Policia thekson se kjo sasi droge e fshehur në tunele është realizuar në bashkëpunim dhe me persona të tjerë dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Një prej personave të dyshuar është dhe vëllai i tij, J. B, 44 vjeç, i cili aktualisht është në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh që prej vitit 2012, kur është dënuar me dy vite burg.


Si provë janë sekuestruar përveç sasisë së drogës dhe dy automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj, makineri për presimin e lëndës narkotike, fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori