Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, pas pranimit të informatave nga qytetarët lidhur me prezencën e mallrave të kontrabanduara, Njësitë Antikontrabandë kanë zhvilluar dy kontrolle tek dy subjekte të ndryshme njeri ne Mitrovicë dhe njëri në Prishtinë.

Dogana ka njoftuar se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar cigare dhe disa produkte ushqimore.


"Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar: 58 kuti me cigare të markës Heets; 9 kg duhan i grirë; 98 pako me produkte ushqimore të llojit pashteta. Dogana e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në luftën kundër kontrabandës dhe fton që çdo informacion i dyshimtë të raportohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit"./Telegrafi/