LAJMI I FUNDIT:

Sektori transportues në Maqedoni pëson humbje për shkak të coronavirusit

Sektori transportues në Maqedoni pëson humbje për shkak të coronavirusit

Sektori transportuesi kërkon mbështetje dhe ndihmë për shkak të humbjeve që i pëson pas situatës së re të shkaktuar me coronavirusin. Humbjet, thonë, tek së pari do të analizohen.

“Është e nevojshme mbështetje dhe ndihmë në sektorin i cili po përballet me mos realizimin e shërbimeve, mos realizim të marrëveshjeve, numër të zvogëluar të udhëtarëve, kufizime për lëvizjen e mallrave, mungesë të detyrueshme të shoferëve, ndërsa rritje të shpenzimeve për kompanitë e Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e sotme të publikuar pas takimit të mbajtur dje në sektorin transportues, AMERIT dhe Transport Legis me përfaqësues nga institucionet kompetente.

Për shkak të situatës me coronavirusin, transportuesit kërkon donacion të mjeteve për dezinfektim për dezinfektim të rregullt ditore të automjeteve për transportin e udhëtarëve, distribuim të fletushkave për veprim në raste të kontakteve me persona të sëmurë, higjienë personale dhe informacione për kontakt, subvencionim të kontributeve për pagë të të punësuarve në periudhën në të cilën zbatohen masat për parandalim nga përhapja e Kovid-19 dhe bankat të lejojnë moratorium të kësteve për pagesat e kredive.


Me qëllim që të shmanget shqiptimi i gjobave dhe sanksioneve për shkak të mbajtjes së parregullt të linjave dhe mos respektimit të itinerarit, transportuesit të dorëzojnë informacione deri tek Shoqata e transportuesve TRANSPORTER LEGIS – Shkup, për linjat të cilat nuk janë në mundësi të mbahen që të mund ky informacion të dërgohet tek organet kompetente.

Konkludimet do të dorëzohen deri tek Qeveria nga e cila kërkohet që të miratohet.

“AMERIT dhe Transport Legis përkujtojnë se transporti rrugor është i nevojshëm për funksionim të rregullt të ekonomisë dhe me këtë edhe cilësia e jetës që e jetojmë. çdo prishje ose ndërprerje e transportit do të ketë pasoja në çdo aspekt të jetës, duke e përfshirë jetën, distribuimin e ushqimit dhe të energjisë. Duke e marrë parasysh urgjencën e situatës, është e nevojshme të tregojmë se mund së bashku të përballemi ,e situatën edhe në këtë situatë të krizës që të demonstrojmë partneritet të fuqishëm publik-privat”, theksohet në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori