Disa çifteve u pëlqen të bëjnë fotografi seksi. Por kush tjetër mund t’i shohë përveç teje dhe partnerit tënd? Shokët e tij apo qindra të panjohur?
Bzz-Bzz! Partneri yt e nxjerr telefonin mobil nga xhepi i tij dhe e hap fotografi në të cilën ia keni dërguar. Sytë e tij mbesin në ekran. Ai e çon kokën, duke hedhur një sy përreth zyrës për të parë se a e ka vërejtur dikush buzëqeshjen në fytyrën e tij. Brenda dy orëve, ai do të dalë me juve në takim, dhe veçse e ka pranuar një parashikim shumë personal se çka do ta presë. Shumë e më shumë femra po i përdorin fotografi të erotike si një mënyrë
për t’a mbajtur lidhjen e tyre të freskët dhe eksituese.
Në një anketë të bërë në SHBA në tetor të vitit të kaluar, një e treta të femrave dhe meshkujve 20-26vjeç kanë deklaruar se kanë dërguar fotografi ose video nudo dhe seminudo të tyre përmes porosive në mobil ose e-maileve.
Por, kjo nuk është vetëm trend amerikan. Këto statistika nuk janë aspak çuditëse. Dërgimi i fotografi ve seksi partnerit tënd është pjesë e kulturës sonë “moderne”.
T’i dërgoni foto intime njëri tjetrit është një mënyrë e së thënit njëri tjetrit që “unë të besoj ty 100%”, pa marrë parasysh se a i dërgoni foto erotike kur ai është në mbledhje të mërzitshme, ose i lejoni të ju fotografojë nudo në një natë speciale. Nuk ekziston asgjë më seksi se kjo. Por a mundeni t’i besoni?
Saranda dhe partneri i saj Edoni një ditë filluan të luanin me aparat. “I kam besuar, kështu që kur kemi vendosur t’i bëjmë disa fotografi epsh-zgjuese në shtrat pas 4 muajve të lidhjes tonë, nuk mendova dy herë. Kemi eksperimentuar me aparat dhe e dija se fotot kanë qenë në duar të sigurta.”
Gjatë 6 muajve të ardhshme, Saranda nuk mendoi fare për ato fotografi. Por, pas ndarjes nga Edoni, dy javë më vonë, një shoqe ia ka dërguar një e-mail. “I kam parë disa foto të tuaja në internet,” lexoi e-maili. “Mendoj se duhet të shikosh.”
“Kur kam hyrë në webfaqe jam tronditur me çka kam parë. Ishin 15 foto private të mija duke marrë poza sugjestive në një webfaqe porno. Isha shastisur,” thotë Saranda. “Nuk mund të besoja se Edoni mund të jetë aq shpirtkeq. Ia kam dërguar një e-mail, por kurrë nuk kam pranuar përgjigje.
”Kënaqësi e parrezikshme?
Me mijëra çifte bëjnë foto seksi dhe fotot e tyre private mbesin ashtu – një moment intim ndërmjet dy të rriturve. Në anketa të revistave të ndryshme mbi 50% kanë deklaruar se e kishin lejuar partnerin e tyre t’i fotografojë lakuriq dhe se i kanë dërguar partnerit të tyre kësi lloji fotosh përmes e-mailit dhe porosive telefonike. Dërgimi i fotografive joshëse është mënyrë e lehtë për t’i zgjuar epshet njëri tjetrit kur nuk jeni bashkë. Ku mund te jetë rreziku aty?
Fjolla, 23, një studente, u mbush me vetëbesim pasi që ka bërë operacion plastik për t’a rritur gjoksin, dhe filloi t’i dërgojë partnerit të atëhershëm foto epshndjellëse. “Pastaj, ai
udhëtoi për jashtë vendit dhe shprehu dëshirë të vazhdoj së dërguari kësi lloji të fotove. Poashtu më inkurajoi t’i dërgoj ‘diçka të fëlliqët’ dhe fotografi të vazhdonin të bëheshin më të ndyra.
Në lidhjen time me një djalë tjetër, dërgimi i fotografive të ndyra ishte bërë pjesë e paralojës tonë. Ndihesha e eksituar dhe e rrezikshme. Më pëlqente të shihesha sa seksi mund të bëhem – dhe kam arritur të bëhem më shumë se që kam pritur. Më ka bërë të ndihem tepër joshëse dhe definitivisht do të bëja prapë. Për fat të mirë, asnjëherë nuk kam pasur përvojë të keqe.”
Dërgimi i fotove seksuale mund të jetë mënyra më e përsosur për t’i mbajtur gjërat eksituese në një lidhje të gjatë. Ndonjëherë, kur keni pasur ndonjë konflikt, një foto seksi në vend të kërkimit të faljes mund të jetë qesharak, sidomos nëse partneri i juaj gjendet në një mbledhje në atë moment. Poashtu, kjo është një mënyrë për t’a ngacmuar dikë dhe për ta ndarë një moment intim në një vend që nuk është intim – po sikurse të bëni seks
jashtë shtëpisë suaj të sigurtë. Por, prapë se prapë, gjërat e këqija mund të ndodhin. Ato foto që janë bërë vetëm për sytë e tij mund të bijnë në duar të tjetërkujt. Telefonat mobil mund të humbin apo të vidhen. Dhe disa partnerë mund të jenë të paskrupullt kur vjen
puna te fotot tuaja. “I kam bërë disa foto erotike me partneren time,” thotë Genci, një arkitekt i ri, 28 vjeç, “por kurrë nuk ia kisha treguar askujt – do të më vriste! Kolegët e mi në punë i japin njëri-tjetrit telefonat e tyre për t’i parë fotot joshëse që i mbajnë të partnereve të veta”.
Në një anketë tjetër, 27% të meshkujve kanë deklaruar se ua tregojnë shokëve të tyre foto e partnereve të tyre lakuriq. A mund të paramendoni se sa turpëruese do të ishte nëse ato foto “private” arrijnë tek një audiencë shumë më të madhe se ajo që keni menduar?
Është një listë e gjatë e njerëzve të famshëm të cilëve ua kanë gjetur fotot dhe videot e tyre private nëpër internet. Përveç njerëzve të skenës botërore, si Paris Hilton dhe Pamela
Anderson, ne në trojet tona e kemi dhe rastin e Inis Gjonit që video e së cilës bëri skandal në të gjithë shqiptarinë. Vajza të tjera që deri pak më parë ishin anonime janë bërë të
famshme falë videove që qarkullojnë nëpër telefonat e tuaj mobil dhe nëpër internet.
Një lojë e rrezikshme?
Disa femra janë të lumtura që mund t’i japin shans të gjithë botës t’i shohin fotografi të e tyre erotike. I përdorin webfaqet si MySpace dhe Facebook, dhe dërgojnë foto të tyre ne webfaqe të revistave për meshkuj, si FHM.
Ekzibicionizmi është ëndërr e zakonshme, por realiteti është se t’i postoni fotot e juaja në internet nuk është aq ide e mirë. Çdo foto apo video e juaj mund të qarkullojë në internet përgjithmonë, që do të thotë se punëdhënësit, familja, dhe fëmija juaj i ardhshëm mund
të kenë qasje në to një ditë. Bile, disa webfaqe ekzistojnë vetëm për meshkuj të hidhur që të postojnë foto nudo të ish-të dashurave të tyre. Edhe pse fotot mund të hiqen nga ueb-faqja një ditë, dikush ende mund të ketë qasje në to, dhe ato ende mund të qarkullojnë nëpër internet. Përdorimi i webfaqeve per turpërim dhe hakmarrje është më i mbrapshti rej të gjithëve.
Vitin e kaluar, Zana, nga Prishtina, ka zbuluar se ish-partneri i saj, Bujari, ka postuar foto lakuriq të saj në Facebook dhe në Hi5. Ajo mezi arriti t’i heq ato foto nga webfaqet, por, prapë se prapë, ishte tepër vonë, sepse reputacioni i saj ishte dëmtuar.
Femrat që ua dërgojnë partnerëve të tyre foto erotike nuk mendojnë se një ditë ato do të qarkullojnë në internet. Ato vetëm se kënaqen me fuqinë e tyre seksuale, dhe po e përdorin teknologjinë si mjet për flirtim. Saranda shpreson se fotot e saj nuk do të shfaqen më asnjëherë. “Menjëherë kam kontaktuar me webfaqen dhe kam kërkuar t’i heqin ato foto,” thotë ajo. “Por, procesi zgjati 5 ditë. Kam dërguar e-maila 4 herë në ditë duke ju lutur që të nguten.” Saranda ka vendosur të jetë më e sigurt në të ardhmen. “Ende më preokupon fakti se çka ka mundur të bëjë ai, por e di se nuk mund të kthej kohën.
Nuk dua t’i bëj femrat tjera të ndihen keq nëse e bëjnë një gjë të tillë, për shkak se mendoj që nëse ju ndiheni rehat t’i bëni kësi foto – dhe i besoni partnerit juaj – është vendimi i juaj. Por, prapë se prapë, nuk ju kisha këshilluar të bëni të njëjtën gabim sikur
unë. Unë s’do të bëj më kurrë.” Pra, kujt mund t’i besoni? Të vetmin njëri që mund t’i besoni 100% fotot tuaja, jeni ju. Nëse ka ndonjë gjë që mund të ju shkaktoj turpërim në
të ardhmen, ju duheni të jeni nën kontroll që t’i fshini vetë. Bëni një marrëveshje me partnerin e juaj që ai mund të kënaqet me fotot tuaja dhe t’i fshijë pastaj. Por, ju duheni
të keni besim që ai i mbahet marrëveshjes dhe që nuk ua dërgon ato foto shokëve më së pari. Për të qenë të sigurt, mund të fshihni fytyrën në foto, ose mund t’ua ktheni shpinën
aparatit. “Jam shumë e kujdesshme që fytyra ime kurrë nuk shihet në fotot që i dërgoj, që të mos ketë kurrfarë shansi për të ndikuar në karrierën apo familjen time,” thotë Fjolla. “Nuk dua të ia ndaloj vetes fotografimin seksual sepse m’i zgjon epshet – dhe më pëlqen fakti se u pëlqen dhe partnerëve të mi. Vendimi im është se deri ku unë dua të shkoj…” /Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Meshkujt e shkurtër janë më gjaknxehtë se ata shtatlartë, e thotë shkenca
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!