Femrat duan dikë që është argëtues dhe bujar, ndërsa meshkujt preferojnë dikë që është e qasshme seksualisht e që qesh me shakatë e tyre – pohojnë studiuesit norvegjezë.
Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar sekretin e flirtit të suksesshëm. Derisa disa njerëz kanë sukses në flirtim, të tjerët nuk kanë rezultate shumë të lakmueshme.
Një studim i një ekipi shkencëtarësh nga Norvegjia tregoi se femrat duan meshkuj bujarë dhe të përkushtuar, ndërsa humori është arma më e fortë për flirtim – për të gjithë. Meshkujt padyshim preferojnë një femër që duket seksualisht e arritshme dhe dikë që qesh me shakatë e tyre.
“Flirtimi përfshin sinjale të ndryshme që njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrit. Kjo bëhet për të tërhequr partnerë të mundshëm. Si meshkujt ashtu edhe femrat flirtojnë për të tërhequr vëmendjen e partnerit të dëshiruar dhe ndoshta për të arritur një marrëdhënie seksuale ose romantik”, ka deklaruar profesori i Psikologjisë së Personalitetit në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Norvegji, Leif Edward Ottesen Kennair.
Bashkautori i studimit, Dr. Joel Wade, profesor i psikologjisë në Universitetin Bucknell të Pensilvanisë, ka shtuar: “Flirtimi mund të jetë verbal dhe joverbal”.
Sipas studimit, femrat që duan vetëm një lidhje afatshkurtër nga flirtimi, duhet t’ia tregojnë qartë këtë një partneri të mundshëm dhe një kontakt miqësor si përqafimi ose puthja në faqe nuk funksionon në këtë kontekst.
Sidoqoftë, një taktikë krejtësisht e ndryshme funksionon në një kontekst tjetër çiftimi. Studimi tregon se “shenjat e bujarisë dhe vullnetit për t’u përkushtuar funksionojnë më së miri për meshkujt që kërkojnë një marrëdhënie afatgjatë” – ka pohuar profesori Mons Bendiksen, një tjetër bashkautor.
Meshkujt që duan të mbajnë një partnere për një kohë të gjatë, ndoshta për gjithë jetën, nuk duhet të duken dorështrënguar, jobujarë apo si dikush që preferon të ndryshojë shpesh partnerin, thonë studiuesit.
Por, arma më e fuqishme në arsenalin e flirtit është humori, i cili thuhet se funksionon pothuajse gjithmonë në një masë të caktuar – për të gjithë. Është më pak efikas për femrat që kërkojnë qëndrim për një natë – sidoqoftë të qeshësh apo të qeshësh me shakatë e njerëzve të tjerë është një taktikë efektive për flirtim për të dy gjinitë.
Studiuesit kanë sugjeruar se humori është diçka që të gjithë duhet ta vendosin në “kompletin e mjeteve të flirtimit” – por mund të mos jetë gjithmonë e nevojshme të fillohet me të. Shkencëtarët kanë zbuluar se mënyra e flirtimit është kryesisht e njëjtë në SHBA dhe Norvegji. Flirtimi është i varur kulturalisht vetëm në një masë më të vogël, si gjuha e trupit të njeriut, kontakti fillestar dhe një shkallë bujarie – thanë ata.
Kjo tregon se flirtimi efektiv është kryesisht universal, gjë që nuk është për t’u habitur, sepse motivimet për të gjetur një partner janë pjesërisht biologjike. Megjithatë, kjo tregon gjithashtu se njerëzit përshtatin teknikat e tyre të flirtimit në varësi të asaj që theksohet në kulturën e tyre, e cila është një strategji e zgjuar dhe fleksibile.
Studiuesit anketuan rreth një mijë studentë në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara për studimin. Pjesëmarrësit vlerësuan se sa efektive ishin 40 lloje të ndryshme flirtimi për një marrëdhënie afatgjatë apo afatshkurtër. Ata morën parasysh ekstroversionin e pjesëmarrësve, moshën, fenë, sa i gatshëm ishte personi për të pasur një marrëdhënie dhe si e shikonin “vlerën e partnerit”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Ja çfarë ka ndodhur me ty, nëse përdor shumë Facebook dhe rrjete të tjera sociale
Mësojeni qenin tuaj të ndalet dhe të rrijë në vend
Mësoni vendet ku jetojnë femrat më të mira për seks (Foto)
Si e ka ndërtuar pasurinë Elon Musk dhe si i shpenzon 20 miliardë dollarët e tij (Foto)
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi