LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i Gjermanisë për t’i mbajtur spiunët larg kampit stërvitor para ndeshjes me Spanjën

Sekreti i Gjermanisë për t’i mbajtur spiunët larg kampit stërvitor para ndeshjes me Spanjën

Julian Nagelsmann dhe stafi i tij po bëjnë përpjekje të mëdha për t’i mbajtur spiunët larg kampit të Gjermanisë përpara çerekfinales së Euro 2024 të së premtes kundër Spanjës.

Gjermania ka qenë mbresëlënëse deri më tani, me fitore ndaj Skocisë, Hungarisë dhe Danimarkës.

Nga ana tjetër, Spanja i ka fituar të katër ndeshjet e saj, duke pësuar vetëm një gol, falë paraqitjeve të spikatura të Nico Williams, Lamine Yamal dhe Fabian Ruiz.


Kroos i kundërpërgjigjet Joselus kur i tha se do t'ia përfundoi karrierën të premten
Lexo po ashtu Kroos i kundërpërgjigjet Joselus kur i tha se do t'ia përfundoi karrierën të premten

Për t’u përgatitur për ndeshjen e tyre të vështirë kundër një prej favoritëve të turneut, Gjermania po siguron që taktikat e tyre të mbeten sekrete.

Sipas BILD, stafi po lëshon muzikë me zë të lartë në telefonat e tyre celularë për të parandaluar këdo që të dëgjojë planet e tyre.

Të mërkurën në mëngjes, dy reporterë të BILD madje dëgjuan këngën me temë nga seriali gjerman për fëmijë “Benjamin Blümchen” duke u luajtur teksa kalonin pranë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori