I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Federica Mogherinit njihet si njeri i fjalëve të qarta.
Nuk mund të lihet pa përmendur ironia – Joseph Borrell, njeriu që si përfaqësues i Bashkimit Europian në politikën e jashtme do të përfaqësojë BE-në nëpër botë, nuk mund të shkelë pikërisht në fshatin e tij të lindjes në Katalonjë.
Atje është shumë e fortë urrejtja kundër tij, është shprehur ai në një intervistë para disa muajsh për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”.
Joseph Borrell është mbrojtës i vendosur i unitetit të Spanjës, për separatistët katalanë ai është tradhtar.
Ata e ndjenë si fyerje emërimin e tij si ministër të Jashtëm të Spanjës nga kryeministri Pedro Sanchez.
Tani Borrell merr një nga postet më të rëndësishme në Bruksel.
Joseph Borrel ka studiuar në Stanford dhe Paris, ka jetuar një kohë të gjatë në një komunë izraelite, dhe ka një përvojë të gjatë në politikën spanjolle dhe europiane.
Askush nuk dyshon në Bruksel në aftësitë intelektuale, dhe talentin e tij politik.
Ndoshta mosha e tij mund të jetë një pengesë, vitin e ardhshëm, Joseph Borrell mbush 73 vjeç. Por diplomacia si art i fjalës dhe mesazhet e mëdha nuk janë gjithmonë armët e tij të mëdha.
Një njeri i fjalëve të qarta
Por në kohë të rëndësishme strategjike për të forcuar Europën si fuqi e pavarur mes SHBA dhe Kinës, dhe për t’i dalë përballë Putinit që gjithmonë shikon, se deri ku mund t’i shkelë kufijtë, Borrellit nuk i bën dëm aftësia e tij për t’i formuluar gjërat qartë dhe vetëbesimi.
Presidentja e BE, Ursula von der Leyen, kryetarja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde e Joseph Borrell, të mbështetur nga kancelarja Merkel e presidenti Macron.
BE ka krijuar një ekip të fortë me përfaqësues me përvojë. Megjithatë duhet parë me vëmendje, se si do t’ia dalë Borrell të ruajë balancën brenda-europiane me interesat specifike të Lindjes dhe Europës Qendrore.
Shpresa ka edhe për njerëzit që vuajnë nga diktaturat e mbetura të Amerikës Latine, këtu Borrell si i ngarkuar i politikës së jashtme do të rrisë presionin kundër regjimeve të padrejtësive atje.
Ka qenë Borrell që e çoi përpara njohjen nga Spanja të kreut të opozitës venezuelane, Guaido si president legjitim të përkohshëm.
Prej kohësh Spanja është për vendet e Amerikës Latine aktori më i rëndësishëm në Europë, pozicionet politike që formulohen në Madrid, gjenden shpesh më vonë në rezolutat e Parlamentit Europian dhe politikën e kryeqyteteve të tjera europiane.
Aksi Berlin-Paris-Madrid
Tani Spanja do të jetë më aktive dhe për këtë zgjedhja e Borrelit është momenti i duhur për këtë vend.
Përmes Brexit dhe gjendjes së ndryshuar në Itali, shpresa ekziston që aksi Berlin-Paris të shtohet me një partner të ri, Madridin.
Për Europën ky do të ishte një hap pozitiv.
Shtetet jugore, anëtare të BE megjithë sfidat e brendshme politike do të kishin me Spanjën një avokat të merituar, të orientuar nga multilateralizmi, të qëndrueshëm, proeuropian.
Tërheqja e Portugalisë do ta kthente gadishullin iberik përfundimisht në një qendër të tretë të fortë të Europës.
Politikë e qëndrueshme buxhetore dhe financiare e bashkuar me politikën shoqërore liberale – më shumë se kaq nuk mund të dëshirojë veriu europian.
Joseph Borrell do të mbështesë Spanjën në Europë, edhe kështu mund ta interpretojë kryeministri Pedro Sanchez emërimin e Joseph Borrell si të ngarkuar për politikën e jashtme të BE. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës