LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Jashtëm britanik: Brexit mund të anulohet (Video)

Sekretari i Jashtëm britanik: Brexit mund të anulohet (Video)

Në atë që është cilësuar si ndërhyrja më e fortë deri më tani, nga një ministër i kabinetit në procesin e “Brexit”-it, ministri i Jashtëm Jeremy Hunt ka paralajmëruar se “Brexit” mund të anulohet si proces, nëse deputetët britanikë do të hedhin poshtë, gjatë votimit të së martës “marrëveshjen për tërheqjen” të rakorduar mes kryeministres Theresa May dhe zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian.

Shefi i diplomacisë britanike tha se, “Parlamenti do të bënte të pamundurën për të shmangur një divorc pa marrëveshje me BE-në, gjë që do ta linte Britaninë të paralizuar”.

Marrëveshja e rënë dakord nëntorin e kaluar, mes Londrës dhe Brukselit, do të votohet të martën e ardhshme dhe ministri i Jashtëm britanik e pranoi se, aritmetika parlamentare ishte “sfiduese”, ku 90 deputetë të Partisë Konservatore në pushtet, të kryeministres, janë shprehur përpara Krishtlindjes se do ta refuzonin marrëveshjen në fjalë.


Votimet e fundit në Parlament tregojnë se qeveria nuk ka shumicën për problemet e “Brexit”-it. Ajo që vihet re këto ditë është një fushatë e ethshme, e cilësuar si “projekti i frikës”, për të vënë në pah rreziqet e mosaprovimit të marrëveshjes javën e ardhshme nga Parlamenti.

Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, me ose pa marrëveshje, sipas rrethanave politike të deritanishme. Por, gjithçka mund të ndodhë dhe të gjitha opsionet janë të hapura. Ekziston një konfuzion total në politikën britanike dhe askush nuk është në gjendje të bëjë “orakullin” sesi do ta gjejë 30 marsi Britaninë e Madhe. /tch

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori