LAJMI I FUNDIT:

Segmenti i dytë i autostradës ‘Arbën Xhaferi’ lëshohet më 22 dhjetor, i treti në pranverë (Video )

Segmenti i dytë i autostradës ‘Arbën Xhaferi’ lëshohet më 22 dhjetor, i treti në pranverë (Video )

Ndonëse Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj,  deklaroi se segmenti I dytë I Autostradës “Arbën Xhaferri” do të lëshohet brenda datës 15-20 dhjetor, data është shtyrë.

Fatos Mani këshilltar i Ministrit, tha se punimet tashmë kanë përfunduar.

Sipas Manit, 22 dhjetori është caktuar data e lëshimit të segmentit të dytë të autostradës nga Babushi deri në Bibaj.


Segmenti i dytë ka një gjatësi 11 km. Sipas Ministrit, segmenti i tretë do të lëshohet në pranverën e vitit të ardhshëm ./RTV D/