Sulmuesi Taulant Seferi ishte ulur në krah të trajnerit Silvinjo ditën e sotme dhe foli për përgatitjet e skuadrës në prag të miqësores së dytë të Kombëtares shqiptare ndaj Azerbajxhanit, që do të luhet nesër në stadiumin “Haladas Sportkomplex” në Hungari.
Sulmuesi kuqezi u shpreh se ekipi po përgatitet dhe po punon shumë fort në këtë fazë përgatitore, ndërsa foli edhe për konkurrencën brenda skuadrës si edhe për kundërshtarët në Evropian.
Seferi siguroi se e gjithë skuadra do të japë maksimumin në finalet e Evropianit.
Evropiani po afron, si është atmosfera brenda grupit? – Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë fort, me intensitet të lartë me të gjithë stafin. Është krenari të jesh pjesë e Kombëtares, ndjesi shumë e mirë. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që jemi të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe mezi po e presim Evropianin. Po punojmë fort.
Si iu duk Seferit Arbër Hoxha dhe a po rritet konkurrenca në sulm? – Arbër Hoxha është talent i madh, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe jam i lumtur që luajti dhe ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Pa dyshim që kur ka konkurrencë, edhe grupi bëhet më i fortë, ekipi bëhet më i fortë dhe kjo është diçka e mirë për Kombëtaren shqiptare.
Rritja e Seferit në këto dy vite – Futbolli ka ulje dhe ngritje, por unë kam shikuar përpara dhe kam pasur qëllimin për të bërë më të mirën time dhe të jem gati për Kombëtaren. Zoti ka dashur që unë të jem këtu dhe kam punuar fort për këtë pjesë dhe shpresoj që do të jemi në formën më të mirë dhe të japim maksimumin.
A e sheh Evropianin si mundësi për të treguar më shumë vlera? – Evropianin nuk e shoh për kontratë, por si gjënë kryesore për të gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të dhënë dhënë maksimumin dhe për të punuar fort për Kombëtaren shqiptare. Transferimin nuk e mendoj tani, e mendoj pas Evropianit.
Ke ruajtur gola për Evropianin? – Ne jemi sulmues, duhet të bëjmë gola. Po punojmë fort dhe jemi të gjithë mirë, pa lëndime. Na mbetet vetëm të punojmë fort, të përgatisim çdo ndeshje në maksimum dhe ia lëmë kohës.
Miqësoret e Kroacisë dhe Italisë, cila ju duket skuadra që mund t’ju hapë më shumë probleme në grup? – Ndeshjet dallojnë nga njëra-tjetra. Ne kemi një grup të fortë, kemi besim. E gjithë ajo që duhet të bëjmë është të japim maksimumin, të përgatisim ndeshjet me radhë, të kemi shpirtin luftarak. Ajo që ka ekipi ynë prej ditës së parë kur ka ardhur trajneri është të jemi të bashkuar dhe të jemi një.
Deklarata e Silvinjos që lidhet me marrëdhënien që kanë futbollistët shqiptarë me fanellën kuqezi – Jemi shqiptarë dhe jemi shumë krenarë për këtë që bëjmë për këtë fanellë që e veshim dhe pa dyshim që kjo është një fanellë shumë e rëndë. Jemi të lumtur dhe ne për këtë fanellë duhet të japim maksimumin. Shpresoj që do të kemi rezultate të mira. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame