Seedorf: Interi dhe Milani janë favorit për ta fituar titullin në Serie A

Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf beson se mosha e Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud nuk është një problem, ndërsa ka shpjeguar pse Rossonerët dhe Interi janë favoritët për të fituar titullin e Serie A këtë sezon.
Seedorf, një ish -mesfushor dhe trajner i Milanit, kaloi dhjetë vjet me Rossonerët si futbollist, duke fituar dy tituj të Serie A dhe dy Liga të Kampionëve.
Ai kishte kaluar dy vjet e gjysmë te rivalët e Interit para se të bashkohej me Rossonerët, ndërsa ka folur për dy ish-klubet e tij.
“Milani po ndërton diçka solide me një përzierje të mirë të lojtarëve të rinj dhe me përvojë. Maldini mendon njësoj si unë. Ata nënshkruan me Olivier Giroud gjatë verës, kështu që ne ndajmë të njëjtën pikëpamje”, ka thënë fillimisht Seedorf për Tuttosport.
“Kurrë nuk kam besuar në moshë. Ekziston një moshë biologjike, por pastaj ka teste fitnesi. Unë kisha rezultate më të mira si 34-vjeçar sesa si 26-vjeçar, por ju duhet të shihni nëse këto gjëra kanë rëndësi për trajnerët”.
“Ibra dhe Giroud janë kujdesur për veten gjatë karrierës së tyre, kështu që ata janë të aftë dhe mund të ndihmojnë të tjerët me përvojën e tyre”.
Seedorf: ‘Juve con la pancia piena. Scudetto a Inter o Milan, in buone mani con Maldini’ https://t.co/7xIjKLUDLn pic.twitter.com/YP7gXqd0At
— calciomercato.com (@cmdotcom) September 9, 2021
“Kur keni njerëz si Ibra dhe Giroud në ekipin tuaj, ju gjithashtu mbuloni diçka që të tjerët nuk e kanë ose nuk e kanë jetuar ende. Dhe pastaj është historia e jetës për të rritur të rinjtë”.
Ish-mesfushori beson se Milani dhe Interi janë favoritët për të fituar titullin e Serie A këtë sezon.
“Do të jetë një sezon i ekuilibruar, por Interi dhe Milani duket se kanë diçka më shumë. Do të jetë interesante të shihet se si sillet Milani me detyrat e tyre në Ligën e Kampionëve”.
“Juventusi duket se ka bark të plotë. Ata kanë fituar aq shumë në dhjetë vitet e fundit, kështu që nuk pres që ata të kenë të njëjtën dëshirë”.
“Duke u thënë kështu, Juventusi do të jetë gjithmonë konkurrues, por unë jam i bindur se ata që janë më të uritur favorizohen ndaj atyre që tashmë kanë fituar kaq shumë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e humbur ndaj Real Madridit

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Si funksionojnë në të vërtetë bonuset sekrete të Ligës së Kampionëve

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës