Ju do të dëshironit të kopjonit stilet e saj

Kjo grua di të vishet me masën e duhur, prandaj nuk është për t'u habitur që ajo shpesh është në krye të listës së grave të veshura më së miri.


Aktorja, Eva Longoria, përveç stilit të mirë, ngazëllen edhe me dukjen e saj.

Në një rast, ajo ka thënë se sekreti i shtatit të saj të hollë dhe dukjes rinore qëndron në stërvitjet e saj të përditshme në mëngjes, transmeton Telegrafi.

“Unë praktikoj stërvitjen në mëngjes sapo të ngrihem nga krevati, pasi pas orës 11 nuk kam më motivim. Unë kam një palestër në shtëpi dhe një trajner personal.”

- Provova pilates, por nuk e gjeta veten në të", thotë Eva dhe shton "Vallëzimi është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyeshme për të qenë në formë, do të doja të vallëzoja çdo ditë".

Eva Jacqueline Longoria ka lindur më 15 mars 1975 në Teksas, më e vogla e katër motrave, në një familje meksikane. Pavarësisht se është diplomuar për Shkenca, karrierën artistike e ka nisur shumë herët dhe sot është një producente, aktore, biznesmene, e cila shijon kulmin e arritjeve artistike.

Karakteri dhe vendosmëria, cilësi që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë jetës, e kanë renditur Eva-n në top listën e aktoreve më të kërkuara të tregut kinematografik, por edhe më gjerë.

28914844 0 image a 5 1590640794987

Këto janë disa nga fotot e bëra në vite:

165115 profimedia0381157335 ff

219427 profimedia0018355782 ff

244377 profimedia0460855178 ff

200181 profimedia0474025397 ff

244373 profimedia0474398555 ff

193503 profimedia0448984412 ff

208375 profimedia0491504853 ff

214657 profimedia0481946352 ff

244375 profimedia0253979723 ff

211129 profimedia0496339054 ff

201069 profimedia0476150000 ff

204571 profimedia0483831952 ff

244371 profimedia0473182469 ff

214655 profimedia0473200278 ff

/Telegrafi/