LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore për lëndët “Magyar Telekom”, “Arka”, “Monstra” dhe “Transportuesi”

Seanca gjyqësore për lëndët “Magyar Telekom”, “Arka”, “Monstra” dhe “Transportuesi”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për për rastet e PSP-së “Magyar Telekom”, “Arka”, “Monstra” dhe “Transportuesi”.

Gjykimi për “Magyar Telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa kohë më parë rastin e mori PSP-ja. Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska e PSP-së, përcjell Telegrafi maqedoni.

Në seancën e sotme duhet të merren në pyetje dëshmitarët Sllobodan Bogoevski dhe Borçe Davitkovski.


Për keqpërdorimin e pozitës zyrtare akuzohen drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Atila Skenderi, drejtori i financave, Rolf Pllat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius, të cilët ishin të dyshuar se kanë nënshkruar marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë qipriote konsultuese “Çalteks holdings limited” dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” dhe Buxhetin e Maqedonisë, pasi Qeveria ishte aksionare.

Në rastin “Thesari” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.

Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një ndërmarrje nga Britania e Madhe.

Rasti “Monstra”, i cili ka të bëjë për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, e zhvillon gjykatësja Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese.

Në seancën e fundit opinioni ishte i përjashtuar sepse prezantuan dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese.

Në bankën e të akuzuarve sot gjithashtu duhet të ulen edhe të akuzuarit për lëndën “Transportuesi”.

Ish-kryetari i qytetit të Manastirit Vlladimir Taleski dhe edhe 20 persona të tjerë në këtë rast akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë mashtrim në rreth 360.000 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori